Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin Tolentino të Italisë.
Mësohet se një shqiptar ka aksidentuar një polic, ndërsa po tentonte të largohej me shpejtësi me një makinë e cila dyshohet se ishte e vjedhur.
Efektivi i policisë e kishte ndaluar 28-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, për t'i kontrolluar dokumentet dhe në këtë moment ai e ka përplasur atë.
Mësohet se automjeti ishte i vjedhur më datën 6 Tetor në zonën e Faenzas.
Pas kontrollit të uniformave blu në banesën e 28-vjeçarit u gjetën objekte ari dhe maska të cilat dyshohen se janë të vjedhura. Për momentin ndaj shtetasit në fjalë është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Redakisa Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com