ROMË, 14 mars /ATSH-AFP/ - Qeveria greke e të majtës radikale është e gatshme të shtyjë aplikimin e disa premtimeve zgjedhore për më vonë për të fituar besimin e partnerëve evropianë, deklaroi ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, cituar sot nga e përditshmja italiane "Corriere della Sera".
"Ne nuk jemi populistë, ne nuk kemi premtuar gjëra të parealizueshme", deklaroi dje në mbrëmje Varoufaqis gjatë një takimi me dyer të mbyllura të drejtuesve ekonomikë dhe financiarë organizuar në Cernobbio, në veri të Italisë.
"Ne jemi të gatshëm të shtyjmë për më vonë aplikimin e disa angazhimeve zgjedhore nëse kjo do të jetë e nevojshme prë t'u dhënë besim partnerëve tanë", shtoi ai, pa përmendur se cilat mund të ishin premtimet zgjedhore.
"Ne kemi një program që ka një kohëzgjatje prej katër vjet", theksoi Varufakis.
"Ne dëshirojmë rimbursimin e borxhit tonë deri në fund. Por iu kërkojmë partnerëve tanë të na ndihmojnë për rivendosjen e rritjes ekonomike në Greqi. Më i shpejtë do të jetë stabilizimi i ekonomisë tonë, më i shpejtë do të jetë ritmi i rimbursimit tonë ". shtoi ai.
Varufaqis shpjegoi se idea e tij ishte "konvertimi i borxhit në detyrime të indeksuara mbi përqindjen e rritjes ekonomike.
"Sa më shumë të rimëkëmbet Greqia, aq më shumë do të jetë në në gjendje për të rimbursuar borxhet", theksoi ai.
Ai përjashtoi në mënyrë kategorike gjetjen e një zgjidhjeje jashtë perimetrit evropian.
"Nuk ka zgjidhje alternative, nuk do të kërkojmë ndihmë nga jashtë. Ne kemi raporte të mira me Rusinë, Kinën dhe vende të tjera. Por i yni është një problem evropian që ne do ta zgjidhimi brenda familjes tonë evropiane", nënvizoi Varufaqis./
/ec/