BERGAMO - Një dënim prej 17 vitesh kërkoi prokuroria italianë për 35-vjeçarin shqiptar Bledar Marini, pasi ishte akuzuar për vrasjen e një rumuni dhe inkurajim të prostitucionit.
Shqiptari u akuzua për vrasjen e 37-vjeçarit rumun Stefan Katalin Burcuta, i cili jetonte në Albino, kur u vra në natën mes 2 dhe 3 marsit të vitit e kaluar në një stacion benzine, në Bergamo, pas grindjes me një prostitutë. Për të akuzuarin tjetër, vëllain e rumunit, u dha një dënim prej 4 muajsh burg për tentativë grabitjeje.
Bledar Marini, 35 vjeç, i dashuri dhe tutori i një prostitute, e kaloi këtë vit në burgun “Gleno” ku ishte transferuar nga Milano.
I ndihmuar nga avokatja Roberta Barbieri, ai konfirmoi versionin se kishte mbrojtur të dashurën e tij nga agresioni i 2 rumunëveve të armatosur. Gjykimi tani është caktuar për në 9 prill 2014.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com