Mëngjesin e sotëm një shtetas shqiptar është goditur për vdekje me thikë në Viareggio të Italisë.
 
Shqiptari i cili ende nuk është identifikuar, mësohet se ishte i pastrehë dhe është sulmuar me thikë.
 
I dyshuar është një shtetas rus që është tashmë në prangat e policisë.
 
Shqiptari, rreth të dyzetave, është goditur në qafë dhe kokë me thikë, duke i shkaktuar plagë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. 
 
Policia italiane po merr dëshmitë e kalimtarëve dhe banorëve të zonës për të krijuar ide më të qartë rreth ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com