Italia duhet të jetë nismëtare për marrëveshjen e pensioneve

Italia duhet të jetë nismëtare për marrëveshjen e pensioneve

Italia është një ndër vendet më strategjike të Shqipërisë dhe e kam përsërit edhe herë të tjera, se Italia meriton një pozicion akoma më të respektuar përballë shqiptarëve e Shqipërisë. Kontirbuti i Italisë nuk lidhet vetëm ne aspektin historik e në raport shtetëror, por edhe në raportin e mikpritjes të shqiptarëve, e cila është një histori që ka filluar me arbëreshët, thuajse me pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Italia është simboli i mikpritjes së shqiptarëve të braktisur e të dëshpëruar nga qeveritë e tyre ndër vite, sidomos pas rënies së regjimit e deri në ditët e sotme.

Shqiptarët, në fakt edhe pse Shqipëria kërkon parimisht të bëhet pjesë e BE, vazhdojnë të emigrojnë edhe sot, qoftë me sezone në Itali e në vende të tjera. Për shqiptarët, Italia vazhdon të mbetet vendi më i preferuar për të emigruar dhe këtë e tregojnë shifrat duke pasur më shumë se 600 mijë të emigruar në tridhjetë vitet e fundit.

Gjithashtu, shqiptarët mbeten edhe një ndër komunitetet më të integruar në Itali e kjo dëshmohet me faktin, se mbi 130 mijë kanë marrë shtetësinë italiane në vitet e fundit, po ashtu edhe për faktin, se janë ndër komunitetet më të shkolluara, me nivelin më të lartë arsimor.

Emigracioni i shqiptarëve në Itali ka qenë një vlerë e shtuar për shtetin italian, qoftë në terme ekonomik, po ashtu edhe në termat  gjuhësore, kulturore. Komuniteti shqiptar është padyshim një vlerë e rëndësishme për realitetin social të Italisë. Kontirbuti i bijve të emigrantëve ka filluar të jetë tashmë i rëndësishëm në sektor të rëndësishëm të ekonomisë, por edhe ne sektor të tjerë të rëndësishem si mjekësia, shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

Komuniteti shqipar në Itali ka pasur e vazhdon të ketë një rol themelor duke mbajtur me të ardhura e duke ju mundësuar një jetë dinjitoze familjarëve të tyre në Shqipëri. Kontributi i rëndësishëm është se ata me investimet e tyre, , qoftë edhe modeste, ka sjellë në Shqipëri risi të rëndësishme ne sektorin e ndërtimit dhe atë urban.

Megjithatë, emigracioni duke qenë kryesisht nismë individuale është fenomen kaotik e për pasojë ka problematikat e veta. Nje ndër problematikat reale është fakti, se ata që kanë punuar në Itali, por jane kthyer në Shqipëri nuk marrin të drejtën e tyre për pension. Pra, edhe pse kanë paguar rregullisht taksa e kontribute në Itali, ato nuk ju kthehen në kontribute të pranueshme pensiono dhe kjo per absurditet, sepse Shqipëria dhe Italia nuk kanë një marrëveshje për njohje recipoke të pensioneve ose të kontributeve shoqërore.

Italia ka marrëveshje me vende edhe si ish Jugosllavia e ndoshta me vende të tjera që kanë standarde edhe më te dobëta si Shqipëria, por nuk ka një marrëveshje të tillë me këtë të fundit.

Nga 1990  e deri më sot, janë bërë vizita pafund reciproke mes Shqipërisë dhe Italisë dhe askush nuk është kujtuar për një marrëveshje të tillë. Italia është ndër vendet që çështjet e punës i ka prioritet. Madje, aq shumë i ka sa edhe në kushtetutë thuhet se: "Italia është republikë parlamentare e themeluar mbi punën". Çështja e njohjes reciproke të pensioneve, jo vetëm që bën pjesë tek liritë e të drejtat themelore, por është një çështje në interes edhe të shtetit italian duke pasur parasysh edhe faktin, se kemi një rritje të numrit të shtetasve italian që punojnë aktualisht në Shqipëri.

Gjithashtu nuk duhet të harrohet fakti se aktualisht Shqipëria është një vend i rëndësishëm e mikpritës për pensionistët italian. Mungesa e një marrëveshje të tillë, jo vetëm është absurde, por në të njëjtën kohë nuk është shëmbëlltyra reale e cilësisë së marrëdhënieve që janë apo duhet të jenë mes Shqipërisë e Italisë. Ne këto rrethana, për arsyet e mësipërme, por edhe për faktin që Italia duhet të mbesë vendi me peshë të rëndësishme gjeostrategjike me Shqipërinë, duhet jo vetëm të jetë pro kësaj marrëveshje, por duhet të jetë promotore kryesore për realizimin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 07/12/2020 15:03

    Cdo shtet ben interesin e vet dhe kerkon ate qe i takon me force dhe kembengulje.Shqiperia ka disa dhjetera vjecare qe qeveriset nga njerez te pa-afte dhe hajdute qe nuk e kane moralin te kerkojne te drejtat e ligjshme per shtetasit e vet.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 07/12/2020 10:03

    Italia ka aq shume probleme me pensionistet e vet sa nuk po ja del dot imagjinoni te shtohen dhe pensionistat shqiptare kurse rapporti shtetas Italian ne shqiperi qe do te kerkojne pension ne shqiperi eshte shum i vogel dhe keshtu qe kjo teme do te duhet te pakten nja 10 VJET dhe mund te hyje ne axhende per tu diskutuar edhe se ka nja 5 vjet qe jane duke u bere trattativa.

    Përgjigju
  • Avanti: 06/12/2020 20:55

    Po për shtetasit e ish Jugosllavisë,pse po dhe për Shqiptarët jo?!..duhet futur sa më shpejt në Agenda!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/12/2020 17:32

    Nuk i intereson italis humbet

    Përgjigju
  • Bravo!: 06/12/2020 15:33

    E drejtë, duhet sensibilizuar më shpesh,sa i përket kësaj Themë!..e kur të vijnë Personalitetet Italianë duhet t'ua drejtoni këtë pyetje , në Konferencat Respektive për Shtypin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1

VIDEO/ Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1