Italia kundër misionit të BE-së për refugjatët

Italia kundër misionit të BE-së për refugjatët

Foto ilustruese

Italia ngrihet kundër vazhdimit të misionit humanitar të marinës së Bashkimit Europian, „Sophia" të vënë në funksionim gjatë krizës së refugjatëve ara brigjeve libiane. Ambasadorët e BE për çështjet e sigurisë zhvilluan të premten një takim të posaçëm, sepse qeveria e Romës nuk do t‘i pranojë më emigrantët e shpëtuar nga Mesdheu nga anijet e BE.

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, të ngarkuarës së BE për politikën e Jashtme, u shpreh se po kërkohet një zgjidhje brenda verifikimit të planifikuar të këtij misioni. Pritet një zgjidhje brenda pesë javësh.

Anijet e BE kanë shpëtuar 49.000 vetë
Italia e sheh si problematike tanimë edhe ndihmën e një anijeje të marinës gjermane, pjesë e misionit të BE. Qeveria e Romës në vitin 2015, ra dakord që të pranojë në kuadër të misionit të BE-së në portet italiane emigrantët e shpëtuar në Mesdhe. Atëherë nuk mendohej se misioni i planifikuar si luftë kundër kriminalitetit të trafikantëve do të shpëtonte kaq shumë vetë në Mesdhe. Deri tani janë shpëtuar nga këto anije më shumë se 49.000 vetë.

Nuk dihet nëse do të gjendet shpejt një zgjidhje në këtë debat. Kryeministri italian, Giuseppe Conte i dërgoi një letër presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ku kërkon revizionin e misionit „Sophia". Ndërsa ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kreu i Lega Nord, kërkoi në fillim të korrikut që të mos lejohet më automatikisht ankorimi i anijeve të misionit të BE në portet italiane/ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend