Ministri i Mbrojtjës në Itali, ka paralajmëruar se ky vend mund të jetë objektivi i radhës i militantëve të Shtetit Islamik. Angelino Alfano tha se Italia është në shënjestër dhe si një aleat i Shteteve të Bashkuara.
 
Italia, anëtare e NATO-s, është treguar e gatshme që të ndihmojë Kurdët në Irak, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, në veriun e Irakut, po ashtu ka marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar ku është diskutuar mbrotja ndaj këtij grupi.
 
“Objektivi kryesorë i militantëve të ISIS, mbetet Perëndimi dhe çdo simbol që e përfaqëson atë, qoftë historik, politikë apo kulturorë”, ka thënë ministri, Angelino Alfano në parlamentin Italian.
 
Alfonno ka shtuar se ai nuk ka informacione nëse po përgatitet ndonjë sulm konkret ndaj Italisë, por në raport me Perëndimin, ai ka thënë se “Italia nuk është e dyta në sy të militantëve të ISIS”.
 
Ai po ashtu ka thënë se lideri i IS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka përmendur sulmet ndaj Romës në disa fjalime të tij përmes video mesazheve.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)