Një shtetas Italian me inicialet L.G humbi 25 mije euro në një nga kazinotë e Tiranës. Me dyshimin se makina ishte e manipuluar ai ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se ishte e pamundur të humbte në mënyrë të vazhdueshme pa asnjë fitim. Italiani e ka bërë denoncimin e tij në një nga aplikacionet e vënë në shërbim të qytetarëve për krimin kompjuterik. Aktualisht janë dy module në të cilat qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre. Moduli “Raportim” për qytetarët që duan të identifikohen dhe ai “Informacion” për ata që nuk duan të tregojnë identitetin e tyre.
/Shqiptarja.com








