Iu bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t në kohën e Berishës kërkon paratë mbrapsht: I kam të ligjshme

Iu bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t në kohën e Berishës kërkon paratë mbrapsht: I kam të ligjshme

Ferdinand Shehu

TIRANË- Ferdinand Shehu, ish-drejtori i Aluiznit në kohën e qeverisë Berisha që iu sekuestruan 1.5 milionë Euro 10 ditë më parë, kërkon t'i kthehen paratë për të cilat akuzohet se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme. Shehu ka kërkuar që t'i kthehen paratë për shkak se pretendon se ato nuk janë të paligjshme.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se seanca është shtyrë për në shtator për shkak se nuk është paraqitur asnjë përfaqësues nga Prokuroria duke qenë se janë me leje.

Shehu kohët e fundit, nëpërmjet një banke private ka tentuar transferimin e 1 milion eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Por pas dyshimeve se shuma është përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria  për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin  për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Investimi" duke i bllokuar.

Më pas në një lidhje telefonike për Report Tv , Shehu deklaroi se ndodhet në Itali me familjen dhe se lajmin e ka mësuar nga mediet. Shehu mohoi akuzat dhe tha se do të ndjekë rrugën ligjore. Ai theksoi se nuk ka bërë asnjë paligjshmëri.

 Në vitet 2009 dhe 2013 Shehu ka qenë kandidat për deputet nga PD-ja, por nuk arriti qe te fitonte, ndërsa në 2015 me siglën e LZHK-së u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeno: 16/08/2019 03:12

    Do ja kthejne te gjitha,do ti japin dhe demshperblim per ofendim moral,di shume ky ustai nuk ka njeri interes te flasi, e ka garancine edhe te njerezve aksionere. Keni per te pare dhe shpejt bile,bile. :)

    Përgjigju
  • BENI: 15/08/2019 19:06

    KY DO arrewstuar menjehere,,,

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2019 15:29

    Gjith jeten te rrish duke Shitur drog nuk i bon asnjeher aq lek sa te jesh 4 vjet ne shtet leshi

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 15/08/2019 14:17

    Patjeter jane te ligjshme. 1.5 MIlione Euro. Jane vjedhur 4 vjet qe ka punuar

    Përgjigju
  • Cubi: 15/08/2019 14:12

    Sa gjynah ka punar i shkreti. Cfar Jan keto Monstra qe na mbyten,mbijn si kepurdhet perdit. Jo ti sekuestrohen ,por te meret i pandehur derisa te tregoj prejardhjen deri ne qindarken e fundit. Te kalbet ne burg E ropen kete popull.

    Përgjigju
  • Anta (Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror): 15/08/2019 13:20

    Ka punuar dhe ketu 6 muaj ky tipi ,eshte shkarkuar mbazdite ne fundjaveu mblodh bordi drejtues dhe e shkarkuan pa qene prezent.Vendin e ketij e mori Balluku Belinda imagjinojeni ajo punoj 6 vjet ketu ,punon akoma ne fakt. Tani i ka te gjitha KESH, OSHEE,OST. Lloarite bejini vete.

    Përgjigju
    • Albani: 15/08/2019 15:35

      Ku e ke merakun, ta falin kete se po vjedh dhe kjo tjetra? Ajde hajde, nuk duam te vjedh asnje e te denohen te gjithe ata qe kane vjedhur, Nga ky qorri e deri tek Balluku apo cuflluku....

  • Fredi: 15/08/2019 12:52

    Më ç rroga bohen 1,5 miljon euro? Ku i gjeti? Cilët janë deklarimet e të ardhurave të tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025