Iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë, del para vettingut gjyqtari Sokol Binaj

Iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë, del para vettingut gjyqtari Sokol Binaj

Sokol Binaj, një nga gjyqtarët e dosjes së Izet Haxhisë të cilit iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme ILDKPI kishte sjellë një një raport ku thuhet se deklarimet e Binaj janë të sakta. Binaj figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.

Vendimi për Sokol Binajn do të jepet më 31 maj, ndërsa edhe hetimi KPK-së nuk kishte gjetur asnjë shkelje ndaj tij.

Pas daljes nga seanca dëgjimore e ditës së sotme Binaj u pyet nga gazetarët lidhur me ngjarjen e dy ditëvë më parë ku dogj gjatë mesnatës makina e bashkëshortes së tij. Ai refuzoi të fliste lidhur me këtë çështje.

Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë që e tij, L.B. punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së krimeve të rënda.

Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Report TV mëson se Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë