
Islam Sefa, të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai po priste një avokat kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t'i vënë prangat në lokalin rreth 100 metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK e akuzon atë si drejtuesin dhe financuesin të një grupo të trafikut të drogës në Gjermani në vlerën e 3.3 mln eurove. Organi i akuzës identifikoi 12 anëtarë të grupit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë. Më 18 dhjetor të këtij viti, GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg për trafik droge në 9 episode.
Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kishte trafikuar në Gjermani në disa episode 912 kg të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë.
Lajmi kryesor:
SPAK godet grupet e trafikut të drogës në Fushë-Krujë, lëshohen 14 masa sigurie! 7 në pranga, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja (EMRAT)










