Iu konfiskua 1 mln euro pas akuzave për korrupsion e pastrim parash, habit gjykata i jep të drejtën mjekut Edvin Prifti t'u japë mësim studentëve

Mjeku Edvin Prifti

Vetëm pak ditë më parë pasuria e konfiskuar nga SPAK në drejtim të mjekut Edvin Prifit ka kapur shifrën e 1 milion eurosh dhe po hetohet me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por kjo nuk ka penguar Apelin e Gjykatës Speciale kundër korrupsioni t'i japë atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë.

Edvin Prifti i është pezulluar e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut deri në përfundim të hetimeve, por duket se do të ushtrojë atë të mësimdhënies edhe pse është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK akuzon mjekun Prifti për korrupsion pasiv dhe për pastrim parash përmes skemave fiktive që kishte ngritur përmes dy kompanive dhe përmes tyre bënte transaksione fiktive bankare. Sipas SPAK, Edvin Prifti kishte ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të mjekut apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Sipas SPAK shumat e parave të depozituara në bankë Cash, nga Edvin Prifti në llogaritë personale apo edhe kompanitë fiktive të krijuara prej tij janë produkte të veprës penale.

Nëpërmjet dy kompanive të tij person fizik mjek kardiolog dhe kompanisë Cardio – MH dyshohet se Prifti ka prerë fatura fiktive duke kaluar paratë në bankat e nivelit të dytë për shërbime apo punë të pakryera. Aktualisht mjeku Prifti, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, ndërsa ndaj tij qëndron vetëm masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit në spital. Ndërkohë pritet që shpejt ai të merret i pandehur për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mashtrimit me taksat.

Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me SHBA-të, sipas jush a duhet ta përjashtojë Basha nga grupi i PD-së Sali Berishën?

Komento

Komente

  • Iris: 27/05/2021 00:06

    Ky vendim eshte brenda rregullave,pasi iu ndalua vetem ushtrimi i profesionit te mjekut.Interesante mund te jete cfare ka per t'u mesuar studenteve,artin e mitmarrjes,apo ato para qe i humbi ka ndermend t'i rikuperoje nga studentet?! Duhet mbajtur nen verzhgim!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zjarret aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata e normalizuar nga veri në jug, vatrat nuk paraqesin rrezik! Përmirësohet situata në Karaburun