Iu rrëzua amendamenti në Kuvend, Braçe: U bllokua nga Balla, sepse zbuloi se jam kundër qeverisë?! Reflekton padituri e ligësi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të tij që propozoi në Kuvend.

Braçe thekson se amendamenti i paraqitur prej tij vendoste rregull në treg dhe garantonte bujqit për paratë e mallit të tyre. Sipas Braçes që prej muajit qershor, propozimi i tij është bllokuar në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

‘Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj?’- shkruan Braçe me ironi. Ndërkohë më tej deputeti socialist shkruan se pa asnjë efekt në buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit të shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe kundër Partisë Socialiste?!

‘Të enjte urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse propozimi i imi; një urdhër që reflekton padituri, ligësi, smirë, që gëlojnë mes atyre që urdhërin e kanë instrument fuqie, pushteti.’- shkruan Braçe.

Deputeti socialist shkruan se ai prej kohësh ka bllokuar një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës se mundit të tyre, tërësisht në mënyrë të paligjshme. Në fund të shkrimit Braçe shkruan se tashmë ‘duhet të kërkojë punë tjetër’.

E veçanta e votimit ishte se amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita dhe ishte mazhoranca ajo që e rrëzoi. Nga socialistët pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj, si dhe deputetët e opozitës. Ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar.

STATUSI I PLOTË:

Mire qe jeni me tregetaret; Po me bujqit cfare keni?!

Prej qershorit te ketij viti, kam paraqitur ne Kuvend nje amendim ne ligj, i cili, vendos rregull ne treg;

Garanton bujqit per parate e mallit te tyre!

Jane miliona euro qe grumbulluesit prej 6-9-12 muaj e me shume, nuk ua paguajne bujqve;

Kane blere produkte te bujqit dhe prej kaq kohesh nuk u japin parate!

Mendoni nje bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurter, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, per te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, kane me shume se nje vit qe nuk marrin parate!

Kam propozuar nje afat 50 ditor per te paguar parate tek bujku!

Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te mbrojtur tregtaret, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.

Prej qershorit, propozimi ligjor qe kam bere eshte bllokuar; 5 jave me pare, propozimi ishte ne kalendar per tu diskutuar ne komisione e seance plenare;

Por perseri u bllokua, ne menyre te paligjshme, jashte cdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar te partise socialiste!

Perse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se une jam kunder Qeverise se Partise Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!!!

Pra, pa asnje efekt mbi buxhetin e shtetit, te propozosh qe bujqit te marrin parate e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 diteve, qenka kunder qeverise dhe kunder partise socialiste?!

Ky qofte!

Te enjten, urdheroi votim kunder nje ndihme te vogel e konkrete per blegtoret, punen e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; nje urdher qe reflekton padije-padituri, ligesi, cmire, qe gelojne mes atyre qe urdhrin e kane instrument fuqie, pushteti.

Ka bllokuar prej muajsh nje rregullim qe ndihmon e garanton bujqit te marrin parate e punes e mundit te tyre; teresisht ne menyre te paligjshme.

Ne kete pike, nje pyetje kam: Çfare duhet te bej nje deputet per te bere punen e tij, te mbroj punetoret e sektorit me te gjere te ekonomise kombetare, bujqesise?

Ua them vete; Duhet te kerkoj pune tjeter! Ajer!

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyyy: 01/12/2022 08:34

    S ka gje Erjon mos u merzit se ne vendin tend ka plot importe nga Kokedhima si Vilma Bello qe buzeqesh bukur apo Anduel idioti qe e vune deputet kot

    Përgjigju
  • Iris: 01/12/2022 03:21

    Z.Brace,pa Ballet,Nokajt,Shehet,Xoxajt,Verlacet etj,nuk do te kishe Zogun mbret,Hoxhen 40 vjet,Berishen e Ramen per kaq kohe ne pushtet.Jetegjatesia ne pushtet e ketyre dhe kodosherve qe ua mundesojne jane test nese jemi me te vertete ne demokraci,diktature,apo autokraci.

    Përgjigju
  • Drini: 01/12/2022 01:01

    Nqs PS bllokon Bracen , ky bllokim eshte nje fkat me shume se PS nuk eshte me parti socialiste.Kuptohet hapur qe Rama nuk ka qene kurre nje socialist. Aq e vertet eshte kjo sa emrine PS ka inat ta permend. Asgje nuk ka bere dhe nuk ka ndermend te beje nje i djathe si Rama perrritje rrogash, per pensionistet , per assitencen sociale dhe per studentet. Studentet fituan disa te drejta vetem kurprotestuan.Rama e perdori PS vetem per tu ber ei pari, per tu bere kryeminister.Shqiptaret ka rene keq, sic duket po vjen koha te votohet, Alibeaj nipi i baallistit me damk Isa Toska

    Përgjigju
  • Tirona e re: 30/11/2022 23:35

    Po cpunë ke ti me rilindjen o Erjon? Ti je socialisti i fundit që ke ngel mbas Pandit. Por Majko sa te kete dhëmballën sëmurë do vazhdoj ne PS.

    Përgjigju
  • Naba: 30/11/2022 17:50

    Nje mut jeni te dy po he. Ne fakt nje mit keni te gjithe bashke

    Përgjigju
  • [email protected]: 30/11/2022 16:47

    Ti je me haidutet je me Fredin dhe e di ti Cfare keni vjdhure Po bene ha ha kote te mbuloshe mutin me shurre ky je ti

    Përgjigju
  • hers: 30/11/2022 15:40

    me te blloku kokcepi i librazhdit , qyqa ku ka mrrit ai vend, me te blloku fshatari librazhdit.

    Përgjigju
    • Librazhdi: 01/12/2022 11:52

      Taulant plehu, me pleha rreh e perqark.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase