Shtyhet në shtator pretenca/ Tahiri: S'kam ngelur ndonjëherë në vjeshtë! Nuk jam modeli i burrave me botox

TIRANË - Shtyhet për në shtator pretenca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në 10 shtator pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet e saj ku do të shfaqë edhe kërkesën e saj se me sa vite do të dënohet Tahiri. Në seancën e fundit para pushimeve të verës, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka pranuar Saimir Tahirit kërkesën për gjykim të shkurtuar, që do të thotë se hetimi do të vijojë duke u referuar në provat e mbledhura deri më tani, duke mos pranuar më prova të reja. Tahiri tha në një prononcim për mediat në përfundim të seancës, se pretenca u shty për në vjeshtë, për shkak se në muajin gusht, gjykata është pushim. 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti mesditën e sotme në  Gjykatën e Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij, Maksa Haxhia. Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes 'Habilaj'. 

I pyetur në lidhje me vendimin për të shtyrë në shtator pretencën, duke e zgjatur kështu procesin, duke pretenduar pafajësi, Tahiri u shpreh se domosdoshmëria për të nxjerrë fundin e këtij procesi nuk është e tij, por është e pashpjegueshme sipas tij, sesi në dy vjet prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re nga shtatori i vitit 2017 kur nisën hetimet ndaj tij dhe prokuroria në atë kohë i kërkoi Parlamentit, arrestimin e Tahirit, kërkesë që u rrëzua.

"Domosdoshmëria nuk është e imja po u bënë dy vjet. Edhe shtyrja e sotme është e tërpet me pretendimin që është para gushtit dhe gushti është pushim. Unë mendoj që ishin të gjitha kushtet, se venimi iku dhe u shty për shtator kjo histori, por ishin kushtet që të bëhej një gjykim i pandërprerë siç e kërkon edhe kodi, edhe ligji, siç normalisht duhet t ëjetë për një cështje të tillë. Ju nuk u lodhët me dy vjet që e ndiqni këtë histori? Hajde de unë nuk u lodha se...", tha Tahiri.

I pyetur në mendon ka zvarritje të qëllimtë nga Gjykata të procesit, Tahiri përgjigjet: "Jua thashë, unë nuk dua t'i vë asnjë emër, thjesht po zgjatet përtej cdo argumenti. Unë jam gati ta mbroj veten. Nuk e kuptoj sesi prokuroria ka dy vjet që merret me këtë cështje nuk është e mundur ta bëjë këtë ose të dënojë një kiminel ose të lërë të qetë një njeri të pafajshëm. U shty herën e parë për cështje poste, u shty herën e dytë për çështje polici, herën e tretë për shkak të humbjes së letrave, herën e katërt për shkak se gushti është pushim". 

Seanca e shkuar gjyqësore u shty për shkak se prokuroria nuk gjeti tre procesvebale, të cilat siç ish-ministri tha sot, ato ende nuk janë gjetur, por prokuroria i përktheu nga fillimi dokumentet origjinale. Por çfarë pret ish-ministri nga Prokuroria e cila do të japë qëndrimin e saj në shtator?

"Unë i kam parë letrat, nuk ka asnjë gërmë më shumë se se letrat e shtatorit 2017 kur kërkuan në kuvend heqjen e imunitetit tim. Në konsideratën time dy vjet humbje. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të lexohen konkluzionet e prokurorisë dhe të miat.Të uroj prokurorinë që pas gati një jave i përktheu prap dokumentet? Se as nuk i gjeti! Më duket edhe jo serioze për ta trajtuar edhe me ju dhe të them ndonjë gjë. Ndoshta ju është mësuar veshi jo për fajin tuaj, merre me mend çfarë ndodh me njerëzit që ulësarin e nuk dëgjohen, mirë unë që mund të flas para jush", u shpreh para gazetarëve ish-ministri i Punëve të Brendshme.

I pyetur nga gazetarët se a do e kalojë "provimin e vjeshtës", Tahiri u përgjigj me një batutë: "Unë maksimumi në shkollë kam bërë 20 % për mungesa, në vjeshtë nuk kam ngelur ndonjëherë. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi prokuroria"

A do të jetë më i thinjur deri në shtator kur prokuroria do të shprehet me pretencë? "Se kjo ështëe edhe për gallatë tani. Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me musteqe dhe ka përfunduar me burra me botox, unë nuk jam ky model", përfundoi Tahiri.

Në rast të një dënimi nga drejtësia shqiptare me gjykimin e shkurtuar ish ministri i brendshëm që u hetua në gjendje të lirë do të përfitoj ulje dënimi me 1/3.

Ora 11:27
Seanca e radhës, ish-ministri Saimir Tahiri mbërrin te Gjykata e Krimeve të Rënda (FOTO)
  • B.K./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • bledi: 22/07/2019 13:55

      Edhe pse jam socialist 24 karat mendimi im per ty eshte se ti nuk je gje tjeter veqse nje pleher

      Përgjigju
    • Bujar Kaŕrocieri: 22/07/2019 13:08

      Me keto akuza Tahiri duhet te ishte ne kafaz .

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

    Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale