'Me gjithë respektin për breshkën...' Saimir Tahiri mesazh pas zvarritjes së gjyqit

'Me gjithë respektin për breshkën...' Saimir Tahiri mesazh pas zvarritjes së gjyqit

TIRANE - Menjëherë pas shtyrjes në vjeshtë të pretencës, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke publikuar foton e një breshke. "Më avash se breshka", shkruan Tahiri duke ironizuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj tij, kur kanë kaluar 2 vjet nga nisja e hetimeve, shtatorin e 2017-ës.

"U shty përsëri, kësaj radhe se është gushti përpara, e gushti është pushim. Një mal me politikanë i janë shmangur drejtësisë me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokëlyer.  Ndërsa unë kërkoj të mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi!  Kur kjo zvarritje ndodh me mua që kam mundësi të flas para mediave, vaj halli ç’ndodh me njerëzit që ulërasin për drejtësi e nuk dëgjohen. P.S. Me gjithë respektin për breshkën..", shkruan Tahiri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil Hazbiu: 22/07/2019 23:44

    KY TAHIRI O ESHTE VERTETE BUDALLA O LUAN TEATRO Z TAHIRI DO PRESESH EDHE PAK SE NE FUND TE GUSHTIT FILLON SPAKU DHE TY DO TE KERKOHET TE kalosh ne sitat e SPAKUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër