Iu vinin gjoba bizneseve, gjykata e Durrësit lë në burg dy tatimorët Gentian Elezi dhe Artan Kroj

Iu vinin gjoba bizneseve, gjykata e Durrësit lë në burg dy tatimorët Gentian Elezi dhe Artan Kroj

Foto ilustruese

Durrës-Gjykata e Durrësit ka lenë në burg dy inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që u arrestuan 3 ditë më parë për ‘mitmarrje’.

Dy inspektorët e Hetimit Tatimor të drejtorisë së Tatim-Taksave në Tiranë, Gentian Elezi dhe Artan Kroj, janë lenë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ata kanë të drejtë që t’a apelojnë vendimin në harkun kohor të 10 ditëve.

Dy nënpunësit e administratës akuzohet për “korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kroj dhe Elezi u arrestuan 3 ditë më parë, pas një hetimi 3 mujor. Në bashkëpunim edhe me një inspektor të tretë, ata iu merrnin bizneseve shuma parash në formë ryshfeti në vlera që shkonin deri në 200 mijë lekë.

Artan Kroj, njihet ndryshe si pjesë e Partisë Socialiste. Ai ka qenë drejtues i njësisë nr 3 të PS në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka