Ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia në një postim në Facebook shprehet se kërcënimi ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk ka asnjë bazë reale dhe se është një lojë e tij.
 
Izet Haxhia deklaron se "Ky prokuror që bredh i shoqëruar nga mafiozë të lidhur me familjen Berisha e djalin e tij, nuk mund të jete kërcënuar nga askush, sepse në kohen e sundimit të tij si kryeprokuror nuk është goditur asnjë mafioz apo grup Kriminal".
 
Bodigardi i ish-kryeministrit në statusin e tij tregon edhe për kërcënimin që i bëri ish-kryeprokurorit, Arben Rakipi kur u dha pretenca për çështjen Hajdari.
 
"Ka qenë viti 2002 ditën që prokuroret e çështjes Hajdari dhanë pretencën për dënimin tim e të vëllezërve të mi.
 
Pasi gjeta me ane të një të njohuri timin nr. e telefonit privat të prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi, e marr në tel dhe më del vetë prokurori, pasi i thashë se kush jam, e kërcënova me fjalët më kërcënuese që mund të përdoren, si do të vras ty familjen etj. E mbylli telefonin pa thënë asnjë fjalë"thotë Haxhia.
 
 
Statusi i plotë i Izet Haxhisë
Ka qene viti 2002 mesa më kujtohet ,muaji nuk më kujtohet me saktesi, por në diten që prokuroret e çeshtjes hajdari dhane pretencen per denimin tim e të vlllezerve të mij.

Pasi gjeta me ane të nje të njohuri timin nr.e telefonit privat të prokurorit të pergjithshem Arben Rakipi, e marr në tel.dhe më del vete prokurori, pasi i thashe se kush jam, e kercenova me fjalet më kercenuese që mund të perdoren, si do të vras ty familjen etj. E mbylli telefonin pa thene asnje fjale.

E bere kete kercenim duke u nisur nga fakti se ky prokuror ishte ai që udhezonte e drejtonte grupin e prokuroreve të çeshtjes hajdari në unison me fatos klosin që çoi në denimin e padrejte timin dhe vllezerve të mij.

Duke ditur edhe nje ndodhi të 14 shtatorit me kete prokuror politik e të korruptuar, kur gjate arratisjes se tij nga Tirana i veshur si grua, i lutej badigardit të tij qe ta shpetonte nga une a thua se mua po më binte ndermend per Arben rakipin të cilin as nuk e njifja as nuk kisha pasur ndonje kontakt apo perplasje me të me pare.

Duke u nisur edhe nga kjo ndodhi e 14 të vitit 1998 diten e grushtit të shtetit, isha i bindur se ky prokuror ishte aktive në nderhyrjet që beri per denimin tim, duke pasur nje urrejtje ndaj meje, prandaj e kercenova. E mora per here të dyte në tel. por kesaj radhe më doli badigardi i tij sepse rakipi nuk pati guximin ta hapte vete tel.

Mesova se po até pasdite atij ju shtuan nje dyzine me badigarde dhe beri nderrimin e shtepise dhe shkolles ku mesonte femija i tij. Kuptohet kercenimi im ndaj prokurorit ishte nje nga ato shperthimet e mia per shkak të padrejtesise që më ishte bere nga nje drejtesi që merrte urdhera nga politika.

E tregova kete ndodhi sepse degjova qe fshatari i gramshit që kemi per prokuror të pergjithshem na qenka'' kercenuar ''nga nje grup mafioz të cilin na qenka duke e hetuar.Duke ditur punen dhe hetimet disavjecare të ketij palo prokurori, e them me bindje që keto të ashtequajtura'' kercenime ''jane nje loje kryekeput e prokurorit të shqupit e familjes mafioze berisha , dhe nuk kane asnje baze reale. Ky prokuror eshte aleati më i madh i mafiozit Berisha e atij Meta që kontrollojne e kane mbeshtetjen shumices se grupeve mafioze me të rrezikshme në shqipri.

Ky prokuror që bredh i shoqeruar nga mafioze të lidhur me familjen berisha e djalin e tij, nuk mund të jete kercenuar nga askush, sepse në kohen e sundimit të tij si kryeprokuror nuk eshte goditur asnje mafioz apo grup Kriminal.Nuk e di po me vjen nje ere e keqe si puna e atyre sajimeve të qytetarit ''dixhital ''ky sajimi i ''kercenimit ''të kryeprokurorit më të pafte e të korruptuar që ka patur ndonjehere Shqiperia. .



dy.b/shqiptarja.com