/ATSH-Z.Tosku/-Të nxënit gjatë gjithë jetës dhe shndërrimi i shkollës në një qendër ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet janë përparësitë e MAS për sistemin Arsimor Shqiptar.
Reforma e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në arsimin 9-vjeçar në lidhje me kurrikulën bazuar në kompetenca e cila fillimisht u pilotua këtë vit shkollor në 26 shkolla në 13 qarqe në të gjithë vendin, tanimë kërkon një rikonceptim të veprimtarisë së mësuesit dhe nxënësit.
Pra, në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re në të gjithë shkollat, me bazë krijimin e portofolit të mësuesve dhe nxënësve. Keto ndryshimedo te soqerohen edhe me rritjen e nivelit i ngarkesës mësimore, në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të nxënësve.
Portofoli i të nxënit paraqet një nga model të ri në përvojat e sotme mësimore, duke shërbyer si një mjet ballafaqimi e prezantimi të arritjeve dhe kompetencave nga nxënësi si brenda dhe jashtë shkollës.
Gjatë një takimi të organizuar nga Mas, në disa stenda u paraqitën punime dhe krijime të nxënësve nga 23 shkolla, të cilët u shoqëruar me komente pozitive ndaj krijimeve të tyre.
Sipas Kordinatores së këtij projekti, Mirela Andoni, në një prononcim për ATSH-në ajo tha se "ky model do të nxisë konkurrencën mes nxënësve dhe do të mund të shpalosen talentet e tyre".
Më tej Andoni shtoi se "përgjatë kësaj kohe, Instituti për Zhvillimin e Arsimit ka realizuar këtë projekt pilot, tanimë do të mund të shtrihet në të gjithë sistemin Arsimor.
Projekti është realizuar përgjatë periudhës Nëntor 2014 - Maj 2015 dhe ka përfshirë 78 mësues përfaqësues të klasës përgatitore, ciklit fillor dhe klasës së 6-shtë, nga 26 shkolla pilot të shpërndara në 13 qarqe te vendit.
Sakaq, ky model do të shtrihet në të gjitha shkollat ku do të mund të evidentohen talente nga nxenësit dhe angazhim më të madh nga mësuesit.