JERUSALEM, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Rreth 43 oficerë dhe ushtarë të rezervës, të njësisë më të njohur të shërbimit ushtarak izraelit, vendosën të mos shërbejnë më duke refuzuar pjesëmarrjen në abuzimet e kryera kundër palestinezëve, në një letër të publikuar sot në shtyp.
Nëse është autentike, letra, fragmente të së cilës janë publikuar në të përditshmen "Yediot Aharonot" është një prej shprehjes më të madhe të kundërshtimit me ndërgjegje që prej shumë kohësh në Izrael.
"Të 43 nënshkruesit e kësaj letre, burra dhe gra, kanë shërbyer në njësinë 8 200, shërbimi sekret ushtarak më i nderuar", theksoi e përditshmja.
Specializuar për sigurinë e sistemeve të informacionit, njësia 8 200 është krahasur shpesh me agjencinë amerikane NSA (National Security Agency).
"Rezervistët, 43 ushtarë mund të thirren në çdo moment. Por, këta ushtarë, emri i të cilëve nuk publikohet nga e përditshmja, nuk dëshirojnë të vazhdojnë të shërbejnë në këtë sistem që prek të drejtat e miliona personave", shkruhet në letrën dërguar kryeministrit dhe shefit të shtabit të përgjithshëm
Në letrën e tyre, 43 ushtarët përmendin rolin e tyre kryesor në operacionet e eleminimit të praktikuara nga ushtria. Një ushtare flet për gabim identifikimi që ka kryer dhe e ka çuar sipas saj në vdekjen e një fëmije.
"Ne u bëjmë thirrje të gjithë ushtarëve që shërbejnë aktualisht apo që do të shërbejnë, të gjithë qytetarëve të Izraelit të ngrenë zërin kundër këtyre abuzimeve dhe të reagojnë për t'i dhënë fund këtyre abuzimeve", vijon letra. Të 43 ushtarët rrezikojnë dënimin me burg. /
/ec/  a.jor.