JERUSALEM, 17 mars /ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u hapën sot në mëngjes në Izrael për zgjedhjet legjilative, shumë të pasigurta, që do të shprehin nëse izraelitët e duan akoma Benjamin Netanjahun si kryeministër ose nëse ora e ndryshimit ka rënë pas gjashtë vitesh, theksuan gazetarët.
Që prej orës 05:00 GMT dhe deri në orën 20:00 GMT, 5,88 milionë zgjedhës izraelitë do të votpjnë për 120 deputetët e tyre në më shumë se 10 000 qendra votimit të hapura në shkolla, spitale, madje dhe në burgje, në mbarë vendin.
Izraelitët duhet të kenë një ide të saktë për formimin e Parlamentit të tyre të 20-të. Sondazhet e para priten menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 20:00 GMT./
/ec/












