Një gjykatë e Jerusalemit shpalli sot ish-kryeministrin izraelit, Ehud Olmert fajtor për një çështje korrupsioni, ku ai akuzohet për marrjen e zarfeve me para nga biznesmeni amerikan, Morris Talansky, njoftoi media izraelite.

"Dënimi i Olmert do të njoftohet më 5 maj", theksoi media.

Ai është tashmë nën masën e dënimit me gjashtë vite burg dhënë për një çështje tjetër korrupsioni, aktulisht në apel nga Gjykata e Lartë./ATSH/