Udhëheqësi laburist izraelit, Isaac Herzog përjashtoi sot bashkimin me qeverinë e unitetit kombëtar që do të formojë kryeministri konservator në largim, Benjamin Netanyahu, pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të së martës, njoftoi një zëdhënës i Partisë Laburiste.
Në një takim me anëtarët e qendrës së majtë të aleancës së tij, që u mund të martën nga lista "Likoud" e Netanyahut, lideri i laburistëve, Herzog tha se opozita është opsioni i vetëm realist që ata kanë.
"Ne refuzojmë të jemi pjesë e qeverisë, pasi opozita është opsioni i vetëm realist që ne kemi", deklaroi Herzog./atsh/