TEL AVIV - Pothuajse të gjitha gazetat izraelite i referohen sot me tituj alarmantë marrëveshjes mes Fuqive të Mëdha (5+1) dhe Teheranit për çështjen bërthamore iraniane, përjashtuar këtu gazetën liberale "Haaretz".
"Marrëveshja me Iranin një gabim historik", shkruan në të gjithë faqen e saj "Israel ha-Yom", gazetë që shpreh mendimin e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu.
Gazeta "Maariv" publikon bindjen e presidentit amerikan, Barack Obama, sipas të cilit "bota tani do të jetë më e sigurtë", por në një koment ajo kritikon ashpër politikën e tij të Lindjes së Mesme.
I ashpër edhe komenti i analistit ushtarak të gazetës "Yediot Ahronot".
"Miqtë tanë amerikanë na shitën (bashke me ne edhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme) për një pjatë thierza", shkruan ai.
"Qëllimet e Lozanës nuk kanë të bëjnë fare me projektet bërthamore për qëllime paqësore. Iranianët arritën të mbrojnë atë që deshën", thekson ai.
Në ndërkohë, "Haaretz" thotë se qëllimet e Lozanës ishin pozitive.
"Bëhet fjalë për një marrëveshje jo të keqe. Ka shumë pika pozitive që i shërbejnë interesave izraelite të sigurisë", shkruan ajo./ATSH/