Kyeministri izraelit në ikje, Benjamin Nentanjahu bëri sforcon e fundit sot në përpjekjen për fitoren e zgjedhjeve parlamentare duke u shfaqur si garant i bashkimit të Jeruzalemit, ndryshe nga kundershtari i tij Isaac Herzog.
Gjatë ditëve të fundit të fushatës, kryeministri konservator, nën presionin e sondazheve jo të favorshme, është shfaqur në media dhe ka akuzuar në mënyrë të përsëritur kundërshtarin e tij laburist se është gati të ndajë Jeruzalemin në dy pjesë, izralite dhe palestineze.
Në një intervistë të publikuar sot në faqen informative "Walla, Z", Nentanjahu akuzoi Herzog dhe aleatin e saj të qendrës, Tzipi Livini, se do të lejonin ndarjen e Jeruzalemit dhe ndalimin e ndërtimeve që kishte bërë ne lagjet hebraike të Jeruzalemit.
"Ata janë të gatshëm të heqin gjithçka, të përkulen ndaj çdo diktati duke përfshirë një marrëveshje bërthamore me Iranin", deklaroi ai.
"E rëndësishme është që Jeruzalemi të mbetet i bashkuar", theksoi ai në një intervistë tjetër në stacionin televiziv "Channel 2".
Isaac Herzog hodhi poshtë akuzat e Nentanjahut duke u shprehur se "do të di si të shpëtoj Jeruzalemin dhe banorët e tij më mirë se çdo drejtues tjetër nëpërmjet veprave të mia dhe jo fjalëve".
Izraeli zgjedh nesër parlamentin e ri, ndërkohë që sondazhet i japin avantazh formacionit politik të drejtuar nga Herzog./atsh/