Kemi patur një fushatë elektorale jo të qetë dhe të mbushur me emocione, në ndërkohë që ka ardhur momenti që të kurojmë shoqërinë izraelite dhe për këtë qeveria e re duhet të jetë edhe për hebrenjtë edhe për arabët, edhe për të djathtën edhe për të majtën, edhe për qendrën edhe për periferinë, deklaroi presidenti izraelit, Reuven Rivlin gjatë bisedimeve me partinë Likud për kabinetin e ri të vendit.
Rivlin iu përgjigj kështu thirrjes që përpara zgjedhjeve kryeministri Benyamin Netanyahu u bëri mbështetësve të tij për të votuar në masë, pasi votuesit arabë mund ta vinin në rrezik një qeveri të së djathtës në Izrael.
Megjithatë, një deputet i tha Rivlinit se nuk ishte e vërtetë që thirrja e Netanyahut kishte shkaktuar keqkuptime.
Lideri i Listës së Bashkuar Arabe, Ayman Odeh, i cili u prit nga presidenti Rivlin pas deputetëve të Likudit dhe atyre të Kampit Sionist, deklaroi se "Netanyahu përfaqëson një rrezik për demokracinë izraelite"./ atsh/