/ATSH-AFP/ - Disa dhjetëra arabë izraelitë i janë bashkuar grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon pas njoftimit nga kjo organizatë për ekzekutimin e një arabi izraelit.
"Disa dhjetëra arabë izraelitë janë bërë pjesë e Shtetit Islamik dhe janë nisur për të luftuar në Siri dhe në Irak, qindra prej tyre janë vrarë, të tjerë janë arrestuar, por nuk bëhet fjalë për një fenomen të përhapur mes arabë izraelitë", theksoi ministri për radion publike.
Ai theksoi se nuk ishte e vështirë shpërndarja e ideve të Shtetit Islamik duke përfshirë këtu dhe Izraelin, në sajë të internetit.
Përsa i përket videos të publikuar dje nga grupi i Shtetit Islamik në në lidhje me ekzekutimin e një arabi izraelit akuzuar për spiunazh për Mossadin, shërbimet sekrete izraelite, Moshe Yaalon i përgënjeshtriu këto zëra.
"Ky arab izraelit nuk ka asnjë lidhje me Mossadin dhe me as ndonjë institucion që lidhet me sigurinë në Izrael", nënvizoi ministri.
/Shqiptarja.com