TEL AVIV - Gjashtë varreza masive me mbetjet e dhjetra palestinezëve të vrarë gjatë luftës izraelito-arabe në vitin 1948, kur u krijua shteti hebre, janë zbuluar në distriktin Jaffa në Tel Aviv. Një zyrtar i varrezës myslimane tha për “AFP” se varrezat janë zbuluar ditën e mërkurë, teksa punëtorët e një kompanie ndërtimi punonin në zonë.

Në vitin 1978 Jaffa ishte një qytet palestinez, por shumica e popullsisë arabe u largua nga zona, kur ra në duart e ushtrisë izraelite. Kërkuesi dhe historian Mahmoud Obeid, një banor i Jaffas, tha për gazetën “As-Safri”: “Ne kemi zbuluar 6 varreza masive. Prej tyre kemi gërmuar vetëm dy. Në to gjenden mbetjet e 200 trupave. U përkasin njerëzve me mosha të ndryshme. Ka gra, fëmijë, pleq dhe disa prej tyre kanë shenja dhune.”

Një peshkatar lokal me emrin Atar Zeinab tha se kishte qenë një adoleshent në muajt e fundit të luftës dhe se ndihmoi në mbledhjen e trupave të pajetë në zonë. “Për 3-4 muaj transportova në varrezë 60 trupa. I gjenim në rrugë dhe nuk e kishim idenë se kush ishin”,-tha 80-vjeçari për “AFP”. Në vitin 1950, Jaffa u bë pjesë e Tel Avivit dhe mori emrin Tel Aviv-Jaffa. Sot ka një popullsi mikse, arabe dhe hebreje. Gjatë luftës së vitit 1948, 760 mijë palestinezë u detyruan të linin zonën.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com