Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës

Pallati i goditur në qendër të Bejrutit

Liban- Izraeli kreu një sulm ajror gjatë natës, mes 29 dhe 30 Shtatorit, pranë kryqëzimit Kola, në qendër të Bejrutit. Ky ishte edhe bombardimi i parë në zemër të kryeqytetit libanez, kurse objektiv u bë një godinë banimi. Bilanci paraprak është 4 të vrarë dhe disa të plagosur.

Këtë e raporton “The Guardian”, duke specifikuar se është hera e parë që Izraeli ka goditur Bejrutin jashtë periferive jugore që nga fillimi i luftës. Zhurma e shpërthimit u dëgjua në të gjithë qytetin.

Kalimi Kola është një pikë referimi popullore në Bejrut, ku taksitë dhe autobusët mblidhen për të marrë pasagjerët. Pamjet e para të bastisjes tregojnë dy kate të një pallati të shkatërruar plotësisht. Deri më tani, Izraeli i kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit në periferitë e tij jugore, shkruan "La Repubblica". Mes të vrarëve sipas IDF-së, janë edhe 3 drejtues të Frontit Çlirimtar të Palestinës.

Një dron izraelit qëlloi edhe mbi një grup njerëzish në kryqëzimin e qyteteve Arzoun dhe Chehour në rrethin Tire, të Libanit jugor. Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur. Kështu shkruan Al Jazeera.

Kurse sipas raporteve të lajmeve lokale, të paktën pesë persona u vranë pas sulmeve izraelite në qytetin Sahmar, në luginën perëndimore Bekaa. Të gjitha vdekjet i përkisnin personelit të mbrojtjes civile të Autoritetit Shëndetësor Islamik.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Vrasja e Nasrallah/ Flet numri dy i Hezbollah, Qassem: Nëse Izraeli ndërmerr pushtim tokësor, ne jemi gati! Humbëm një vëlla, një lider, SHBA mbështeti masakrën

Naim Qassem, numri dy i Hezbollah, në deklaratën publike sot

Liban- Hezbollahu është gati, nëse Izraeli ndërmerr inkursionin për pushtimin nga toka të territorëve të Libanit.

Ky ishte qëndrimi publik që mbajti sot (30 Shtator), numri dy i organizatës ushtarake të lidhur me Iranin, dy ditë pas vrasjes nga bombardimet ajrore të IDF-së në Bejrut të Libanit, të liderit Hassan Nasrallah (27-28 Shtator).

"Nëse izraelitët duan të kryejnë një inkursion tokësor në Liban, forcat e rezistencës janë gati. Ne jemi të përgatitur dhe gati. Armiku izraelit nuk do t'i arrijë objektivat e tij", tha Naim Qassem, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, në një fjalim publik, i pari që nga vrasja e Hassan Nasrallah. “Ne do të ecim përpara me rrugën tonë kundër Izraelit”, shtoi ai.

Në video-mesazhin e parë, Qassem, premtoi se do të vazhdojë betejën.

"Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona. Ne do të vazhdojmë të përballemi me armikun izraelit dhe të mbështesim Gazën dhe Palestinën", tha ai.

Më tej akuzoi edhe SHBA-të si mbështetëse të masakrës së Izraelit:

 “Ata mbështesin masakrat e Izraelit, pa kushte. Ne do të vazhdojmë pavarësisht sulmeve me pager, sulmet ndaj liderëve dhe vrasja e Nasrallahut”.

Kurse për vrasjen e liderit ai tha se "grupi ka humbur një vëlla, një udhëheqës".

Ora 08:52
Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës (EMRAT)

liban.JPG" style="height:424px; ëidth:780px" />

Nga bombardimet në Bejrut

Tre nga viktimat e bastisjes së kryer mbrëmë (29 Shtator) nga Izraeli, në qendër të Bejrutit, janë të liderëve të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Organizata i identifikoi tre viktimat si: Muhammad Abdel Aal, i njohur gjithashtu si Abu Ghazi, anëtar i byrosë politike të PFLP dhe kreu i departamentit të sigurisë ushtarake.

Imad Odeh, i njohur gjithashtu si Abu Ziad, anëtar i departamentit ushtarak të PFLP dhe komandant ushtarak në Liban.

Abdul Rahman Abdel Aal, i përshkruar vetëm si një "shok martir hero".

Në fundjavë, mes natës së 27-28 Shtatorit, IDF hodhi 80 bomba në një prej lagjeve të Bejrutit, ku ndodhej baza e Hezbollah, duke vrarë dhjetëra persona, mes tyre edhe kreu e lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah, vdekja e të cilit tashmë është konfirmuar, pas gjetjes së trupit nën rrënoja ditën e djeshme (29 Shtator).

Izraeli nuk i ka ndalur bombardimet, deri në zemër të Bejrutit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima në orët e fundit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor