GAZA - Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Sigurisë së Izraelit është votuar me vota unanime ditën e sotme vendimi për shtimin e kontigjentit ushtarak në Rripin e Gazës dhe me 16 mijë rezervist. Shkak i këtij vendimi mësohet të jetë vazhdimi i operacioneve në Gaza deri në shkatërrimin e plotë të pozicioneve terroriste dhe të tuneleve të Hamasit. Mbledhja e Komisionit të Sigurisë së Izraelit ka zgjatur përreth 5 orë dhe sipas burimeve të ndryshme mësohet se shtimi i kontigjentit ushtarak deri në 86 mijë ushtar do të mundësojë shkatërrimin e tuneleve të Hamasit në pak ditë.
Navi Pillay, Komisari i OKB për të drejtat e njeriut, ka bërë sot një deklaratë mjaftueshëm të fortë kundrejt Shteteve të Bashkuara duke i akuzuar se po armatosin Izraelin dhe se nuk po bëjnë mjaftueshëm për dhënien fund të konfliktit në Rripin e Gazës.
“Shtetet e Bashkuara kanë influencë të madhe mbi Izraelin, duhet të bëjnë më shumë për ndalimin e viktimave në njerëz të pafajshëm dhe vënien e palëve të konfliktit rreth një tavoline për të dialoguar”- u shpreh Komisari Pillar.
Gjithashtu mbi akuzën e ngritur ndaj Shteteve të Bashkuara Komisari i OKB për të drejtat e njeriut tha më konkretisht: “Jo vetëm furnizojnë Izraelin me artiljeri të rëndë që përdoret në Gaza, por edhe i kanë dhënë Izraelit një borxh prej gati 1 miliard dollarësh që kjo e fundit të krijoj një sistem mbrojtjeje nga raketat me qëllim ruajtjen e popullsisë izraelite. Një sistem mbrojtjeje që civilët në Gaza nuk mund ta kenë.”
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com