Ministri i Mbrojtjes i Izraelit pranoi sot se Izraeli vrau liderin e Hamasit Ismail Haniya korrikun e kaluar në Teheran.
Në të njëjtën kohë, Israel Katz kërcënoi drejtpërdrejt udhëheqjen e rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen - të cilët po vazhdojnë të kërcënojnë me sulmet e tyre Izraelin- se do të pësojë të njëjtin fat.
"Ne do të godasim infrastrukturën strategjike të Houthis dhe do të gjymtojmë udhëheqjen e tyre, siç bëmë me Haniya, Sinëar ( aleatin e Hamasit ) dhe Nasrallah (aleatin e Hezbollahut) në Teheran, Gaza dhe Liban," tha ministri izraelit i Mbrojtjes.
Ky është pranimi i parë publik se Izraeli qëndron pas vrasjes së Haniya në kryeqytetin iranian.