Vetëm pas orë pasi filloi armëpushimi në Gaza, ushtria izraelite ka rifilluar sulmet në qytetin jugor të Rafah, duke paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Ky sulm, sipas izraelitëve ishte një përgjigje e zjarrit me raketave të hedhura nga Hamas në Kerem Shalom në Izrael. Ndërsa burimet palestineze thanë se të paktën 30 persona janë vrarë nga sulmi i sotëm izraelit në Gaza.

Armëpushimi ishte ndërmjetësuar nga SHBA dhe OKB, me qëllim që civilët të kryenin një pushim nga dhuna e përditshme si dhe të kryenin nevojat jetike si dhe të varrosnin të afërmit e tyre dhe të merrnin trupat e të plagosurve.

Mëngjesin e sotëm u duk se Gaza u kthyer për pak kohë në normalitet, ku shumë palestinezë po shkonin drejt zonave të sulmuara për të parë nëse shtëpitë e tyre ishin ende të paprekura. Ndërkaq, delegacionet palestineze dhe izraelite kanë mbërritur në Kajro me shpresën për të negociuar një armëpushim afatgjatë, por fati i bisedimeve duket tashmë i paqartë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)