Kjo është historia prekëse e 10-vjeçarit Hunter Van Brocklin, nga Maine në New England të SHBA-së i cili pësoi një paralizë cerebrale kur ishte 2 vjeç dhe i operuar së fundmi në mënyrë që të ecte sërish.
Me Wendy, djali frekuenton klasën e katërt, merr pjesë në ekskursione dhe dhe ëndërron që një ditë të ngjitet në malin Everest.
"Është bukur t'i shohësh të rriten së bashku", ka thënë e ëma e fëmijës, një fizioterapiste 36-vjeçare sipas së cilës për fëmijën është sikur të ketë një prind më shumë.
“Wendy nuk ia heq sytë për asnjë moment, as edhe natën kur ai fle gjumë,' ka treguar gruaja duke përshkruar miqësinë e bukur mes fëmijës së saj dhe qenit.
Vetë Hunter ka thënë se e do shumë Wendy pasi e ndihmon të ecë."E kam shumë të vështirë të eci vetëm, por me të përkrah rrëzohem më pak", ka shpjeguar 10-vjeçari.
Sipas mjekëve do të duhen edhe 10 vite të tjera që Hunter të mund të ec normalisht.