Industria e hidrokarbureve ka shkaktuar ndotje të rënda në gjithë zonat naftëmbajtëse të vendit. Por një studim i Agjencisë kombëtare të Mjedisit zbardh gjashtë zona ku kjo ndotje ka shkaktuar tashmë toksikimin e tokës në nivele të rrezikshme deri 10 fish më të larta se normat e lejuara. Raporti i Agjencisë për vitin 2015 konkludon se “përmbajtja hidrokarbureve në tokë në zonat Zharrës, Kuman, Patos, Portës, Rruzhdie dhe Frakull janë mbi normat e lejuara nga BE dhe tokat e tyre jane toksike”. 

Përmbajtja e hidrokarbureve në të gjithë zonën e Zharrës paraqitet e lartë. Duke krahasuar vlerat e matura për këtë tregues, të cilat variojnë nga 200-1000 mg/100 gr tokë të thatë, me limit e lejuar në tokë (i cili është 100 mg/100 gr tokë të thatë), konkludohet se përmbajtja e tyre në tokat e kesaj zone vlerësohet toksike. 

Niveli i hidrokarbureve në zonën e Patosit luhaten në kufijtë 150-750 mg/100 g tokë të thatë duke bërë që edhe në këto toka nivelet e hidrokarbureve të konsiderohen toksike. 

Rezultatet e analizave në zonën e Portës tregojnë për vlera të larta të përmbajtjes së hidrokarbureve që shkojnë nga 110-700 mg/100 g tokë të thatë. Këto nivele flasin për toksicitet më të ulët se tokat e Zharrës dhe Patosit, por edhe në këtë rast ndotja nga hidrokarburet paraqitet problematike.

Vlerat e matura për hidrokarburet në zonën e Rruzhdies përfshihen në intervalin 90-450 mg/100 g tokë të thatë, i cili konsiderohet toksike dhe mbi kufirin kritik të BE. 

Duke iu referuar rezultateve të analizave për hidrokarburet konstatohet se, vlerat në Kuman variojnë nga 130-500 mg/ 100 g tokë absolutisht të thatë. Këto vlera janë mbi limitet e lejuara nga BE për hidrokarburet. Edhe në tokat e kësaj zone naftë-mbajtëse konsiderohen toksik dhe ndikim në mjedisin tokësor dhe atë në përgjithësi. 

Në Frakull konstatohen nivele që shkojnë shumë mbi limitet e lejuara nga direktivat e BE. Përmbajtja e ketij treguesi shkon nga 180-600 mg/ 100 g tokë absolutisht të thatë dhe tokat e kesaj zone konsiderohen toksike. 

Vlerat e matura për hidrokarburet në zonën e Mbrostarit përfshihen në intervalin 70-150 mg/ 100 g tokë absolutisht të thatë. Përmbajtja e hidrokarboreve luhatet në diapazon të gjërë vlerash. 

Industria e nxjerrjes së naftës vlerësohet se është një nga kontributorët kryesore të ndotjes së tokës . Shpimi, nxjerrja dhe përpunimi i naftës me aktivitetin që kryejnë, kanë ndikim të madh në prishjen e strukturës dhe ndotjen e tokës si dhe kontaminimin e ujërave nëntokësorë. Gjithashtu, mund të kontribuojë në uljen e biodiversitetit dhe shkatërrimin e ekosistemit.

tabela per tokat

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com