Ja çfarë u tha në 2008 për kufijtë detarë

1. Kuvendi i përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj. Pika 6.2 e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese. "Nuk ka prova që të vertetojne se kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar. Për më tepër, nëse kufiri midis dy vendeve do të kishte ekzistuar, nuk do të kishte dalë nevoja e lidhjes së kësaj marrëveshje".

2. Këshilli i Ministrave përfaqësuar nga Marsida Xhaferllari (drejtore e përgjithshme) Pika 7.2 e VGJK. " Shqipëria dhe Greqia nuk i kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë ndërmjet tyre dhe për këtë arsye faktet historike të paraqitura nga kërkuesi nuk janë të sakta."

3. Ministria e Punëve të Jashtme përfaqësuar nga Ledia Hysi (Drejtore e Drejtorisë Juridike).Pika 8.2 e VGJK "Nuk ka pasur më parë kufij detarë të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Protokolli i Firences i vitit 1925 përcakton vetëm kufijtë tokësore. Edhe legjislaciini shqiptar në vite nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë sa i takon kufirit detar me Greqinë. Pretendimi i kërkuesit se koncepti i përfshirë në vendimin e GjND se 'kufiri është midis bregdetit shqiptar dhe atij grek deri përmes Kanalit të Korfuzit' nuk qëndron pasi ky koncept juridikisht dhe gjeografikisht nuk përcakton qartë se ku ndodhet kjo vijë ndarëse."

4. Ministria e Mbrojtjes përfaqësuar nga kundëradmirali Kristaq Gërveni. Pika 9.1 e VGJK "Nuk ka pasur kufijë të caktuar më parë midis Shqipërisë dhe Grqisë, pasi Protokolli i Firences ka përcaktuar vetëm kufirin tokesor dhe në këtë dokument nuk gjendet asnjë koordinatë që të përcaktojë vijën ndarëse të kufirit detar midis këtyre dy vendeve. Për rrjedhojë nuk ka pasur ndonjë vijë tjetër ndarëse të përcKtuar më parë nga këto vende më marrëveshje, por kanë ekzistuar vija të përcaktuara në mënyrë të njëanshme nga secili vend."

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave