Përfaqësuesja e Francës mposhti Portugalinë me penallti në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pasi ndeshja përfundoi pa gola në kohën e rregullt, si dhe në gjysmë ore shtesë.
Në penallti, Franca fitoi me rezultat 5:3 dhe në gjysmëfinale takohet me Spanjën, e cila eliminoi nikoqirin Gjermaninë me rezultatin 2:1 në kohën shtesë.
Cristiano Ronaldo (39) luajti 120 minuta ndaj francezëve dhe shënoi një penallti në gjuajtje, por ai nuk arriti të shënonte gol në këtë turne dhe u bë lojtari më i vjetër që e ka bërë këtë.
Ronaldo luajti për Portugalinë në çdo evropian nga viti 2004 e deri më sot, ndërsa në vitin 2016 fitoi evropianin në Francë. Shumë prisnin që futbollisti legjendar t'i thoshte lamtumirë futbollit pas eliminimit nga Franca, por mesazhi që ka dërguar përmes Instagramit lë të kuptohet se nuk e ka ende këtë qëllim.
“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë. Për ne. Për secilin prej nesh. Për Portugalinë. Ju jemi mirënjohës për gjithçka që na keni dhënë dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Brenda dhe jashtë fushës. Jam i sigurt se gjithçka që kemi lënë si trashëgimi do të vlerësohet dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi të. Së bashku”, tha Ronaldo.
Ndryshe, Ronaldo ka luajtur 212 takime për Portugalinë dhe ka shënuar 130 gola./ Kosovapress
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.2%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Holanda përmbys 2-1 Turqinë për gjashtë minuta dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale
6 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ Histori ‘Gjelash’, Franca është në gjysmëfinalen e Evropianit pa shënuar ende asnjë gol
6 Korrik, 22:18
-
Thomas Muller në lot: Do flas me Nagelsmann, ndoshta luajta ndeshjen e fundit me Gjermaninë
6 Korrik, 21:50
-
Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, mposht Zvicrën 5-3 pas penalltive! 120 minutat u mbyllën 1-1
6 Korrik, 19:50
-
Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ
6 Korrik, 18:55
-
Euro 2024/ Heroi i Spanjës si i ati! 33 vite më pas, i njëjti festim në të njëjtin stadium
6 Korrik, 16:33
-
Euro 2024/ Në Gjermani bëjnë peticion, kërkojnë që Anthony Taylor mos gjykojë më! Bild: Zëvendëstrajneri sulmoi arbitrin
6 Korrik, 16:02
-
Euro 2024/ 120 minuta dhe penallti, Franca kalon Portugalinë dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale
5 Korrik, 23:29
-
Euro 2024/ Spanja mposht 2-1 Gjermaninë pas 120 minutash, iberikët në gjysmëfinale! Jashtë organizatorët, polemika për gjykimin
5 Korrik, 20:38
-
Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre
5 Korrik, 19:59
-
Euro 2024/ Përballja me Anglinë në çerekfinale, Zvicra stërvitet me një 'armë' shtesë
5 Korrik, 19:03
-
Gjesti i Bellingham, UEFA e dënon me kusht anglezin! Demiral pezullohet 2 ndeshje, çështja e turkut kthehet diplomatike
5 Korrik, 14:24