Ja cilat janë disa nga vetitë që duhet të ketë një Miss

Miss Shqipëria është kthyer në një ritual të përvitshëm që realizohet në Shqipëri. Fituesja e këtij viti ishte Iljada Baci, e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës, një çmim që e ëndërrojnë shumë vajza. Megjithë kushtet e vështira në të cilën u detyrua të zhvillohej ky konkurs, i përvitshëm tashmë ia arriti të  kurorëzonte një tjetër miss. Mirëpo shpesh të jesh miss nuk është aq e thjeshtë, pasi edhe ky titull shoqërohet shpesh me etiketa dhe paragjykime të ndryshme, të cilat ndonjëherë shkojne deri ne fyerje e ofendime për vajzën që kurorëzohet. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara Ertemiona Mejdani Miss Shqipëria 2009 dhe Iljada Baci Miss Shqipëria 2020, për të na treguar më tepër për ekspëriencën e tyre dhe për të na rrëfyer për vetitë që duhet të ketë një miss në Shqipëri.

 Të pyetura për disa veti specifike të një Miss-i si:

Një Miss duhet të ketë vetbesim:

Ertemiona Mejdani: ‘’ Edhe e kisha, edhe nuk e kisha kur përball teje një konkurrencë shumë të madhe normalisht që besimi pëson ato luhatjet e saj sidomos tek vajzat shumë të reja. Por duke qenë se familja është gjithmonë stimul dhe të mbështet ndikon pozitivisht.

Iljada Baci: Realisht unë vetbesimin e kam pasur problem kur kam qenë një vajzë më e vogël, por gjatë këtij rrugëtimi kam pasur një transformim, kam rritur vetbesimin dhe kam arritur ta pranojë vetën për atë që jam.

Modestia dhe të jesh e sjellshme:

Iljada Baci: Mesazhi parë që më dha mami, ‘’ Mbaji këmbët në tokë’’, asnjëherë nuk duhet të të rritet mendja, shumë e thjeshtë të të rritet mendja në një momënt të tillë, por duhet të kuptosh asnjeherë nuk je sipëror nga njerëzit e tjerë dhe këmbët gjithmonë në tokë.

Të jesh me këmbë në tokë dhe sociale:

Ertemiona Mejdani: ‘’ Personalisht në fillim kam qenë sociale më shumë sec duhet por me kalimin e viteve duke qenë se kjo bëhet monotone dhe vetë jeta ta bën të jetë e tillë preferoj më shumë të kaloj kohë me veten tashmë, jot ë mbyllem, nuk është se dua të mbyllem por të jem më e tërhequr në përditshmëri.

Iljada Baci: Unë kam qenë pothuajse e kundërta e  kësaj, më përpara isha një vajzë introverte, pra më pëlqente të kaloja më shumë kohë me veten por më pas sidomos gjatë kohës që kalova dhe me vajzat e missit fillova që të nxjerr edhe anën time sociale.

Mirënjohëse dhe mendje pozitive:

Ertemiona Mejdani: Mirënjohja është gjëja kryesore që nuk duhet ta ketë vetëm një miss por të gjithë njerëzit, sepse unë vazhdojë të jem mirënjohëse zotit në rradhë të parë përgjithcka, familjes time dhe patjetër pa harruar në asnjë moment Deliart association të cilat jo vetëm mbështetje por tashmë janë familja ime e dytë.

Iljada Baci:  Duke parë që gjatë rrugëtimit ka edhe njërëz që do të mundohen që të të ulin me komentet e tyre realisht duhet ta mbash dhe anën tënde poztive gjatë gjithë kohës që mos ti lejosh ata që të ndikojnë në mendjen tënde.

Të kesh një prezencë të këndshme, të kesh durim dhe të mos mërzitesh shpejt:

Ertemiona Mejdani: Të ketë durim, sepse ti do të bashkëjetosh me shumë vajza, do të jesh në një kompeticion ku ndonjëherë edhe do të duhet të provohesh, do kesh durim për orët e gjata në punë,  do punosh me karaktere të ndryshme, patjetër që durimi është kryesor.

Këto ishin disa nga vetitë që duhet të ketë një Miss, ndërsa vajzat folën rreth eksperiencës së tyre personale, lidhur pikërisht me vetitë për të cilat edhe u përzgjodhën.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja