Ja dokumenti/ Pronari arab i dhuroi
Hotel "Vollgën" Shullazit

Ja dokumenti/ Pronari arab i dhuroi<br />Hotel "Vollgën" Shullazit
Emri i Emiliano Shullazit, i ndaluar tashmë nga Policia për kërcënim ndaj kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, figuron si bashkëpronar i ish hotel “Vollga” në Durrës.

Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin përmes të cilit shoqëria arabe “Saudi Brothers Commercial Company” i ka dhuruar ish-hotel “Vollga”-n Emiliano Shullazit, ku thuhet se “pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje”.

kontrata shullazit

kontrata shullazit
(Kontrata e dhurimit të Hotel "Vollga" Shullazit)

ish-hotel vollga
(Ish-hotel “Vollga” në Durrës)

Kontrata e dhurimit është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese.
 
Ende nuk dihet nëse në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjobvënie apo për një marrëveshje dhurimi të vullnetshme.
 
Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobvënies. 


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)