Familja Lleshi nga Elbasani u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Sarandë-Gjirokastër, në zbritje të Qafë Muzinës. Nga ky aksident humbi jetën 12 vjeçarja Dori Lleshi, ndërsa të plagosur mbetën 6 anëtarë të kësaj familje. 

Të plagosurit janë Aida Lleshi, Feruz Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi si dhe Rabie Lleshi. Aksidenti rezultoi fatal për të miturën Dori Lleshi, e cila s'mund tu rezistojë plagëve të marra në pjesën e kafkës, të cilat edhe i shkaktuan vdekjen në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës. 

Mjetet e përfshira në aksident janë autovetura me targë KIB366 si dhe autobusi AA655KU.

Familja e aksidentuar po udhëtonte drejt Greqisë, ndërsa autobusi po kthehej pas një ekskursioni në Sarandë me studentë të Universitetit të Tiranës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com