Si çdo vit tjetër ka nisur konkursi për përzgjedhjen e femrave më të bukura për fushatat publicitare të produkteve kozmetike.

Ky konkurs mbledh modelet më të bukura dhe markat prestigjoze kozmetike zgjedhin fytyrën e tyre të preferuar si imazh të fushatës.

Për vitin 2015 femrat ndahen sipas markave përkatëse të mëposhtme.

rihanna

Kasia Smuntiak është një aktore polake e cila u bë e famshme në Itali në vitin 2002 falë fushatave publicitare për TIM.

Ajo do të jetë imazhi i parfumit të FENDI-t, Furiosa. L’Oreal Paris ka zgjedhur tre përfaqësuese aktore, Eva Longoria, Blake Lively dhe aktorja e “shtëpiake të dëshpëruara”, Laetitia Casta.

Për brandin e produkteve kozmetike Gucci është zgjedhur Princesha e Monakos Charlotte Casiraghi.

Natalia Vodianova, supermodele ruse dhe aktore është zgjedhur fytyra e Guerlain.

Aktorja Katie Holmes është ambasadorja e parë globale dhe imazhi i Olaz.

Lupita Noyog e cila këtë vit u nderua edhe me çmimin Oscar për aktoren më të mirë në filmin “12 anni schiave” do të jetë imazhi i produkteve kozmetike të Lancome.

Stephanie Seymour është një ish top modele me origjinë Kaliforniane e cila sot është 45 vjeçe.

Njihet si modele e Victoria Secret në vitet 90’ dhe për kopertinën në PlayBoy.

Sot ajo është zgjedhur fytyra e produkteve të Estee Lauder. E fundit është Rihanna e cila është fytyra e Mac.

Ajo është femër tepër aktiviste pavarësisht moshës së vogël.

Rihanna ka hapur shoqatën e saj të bamirësisë “Believe”, punon bashkë me brandin e veshjeve H&M për të mbështetur fushatën e ndërgjegjësimit për virusin AIDS.

Ndërsa në karrierën muzikore ajo ka më shumë se 50 milionë disqe të shitura.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)