Ja grupet e biznesit që përfitojnë 2.6 mln € nga buxheti i shtetit

Ja grupet e biznesit që përfitojnë 2.6 mln € nga buxheti i shtetit

Foto ilustruese

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka hapur dritën jeshile për dhënien e incentivave nga ana e institucioneve për ndërmarrjet private që operojnë në një sektor të caktuar të ekonomisë, apo plotësojnë disa kushte, të cilat mbështeten nga ana e shtetit. Fjala është për ndërmarrje të vogla e të mesme që shquhen për teknologji dhe inovacion, ndërmarrjet sociale, sipërmarrjet e reja dhe bizneset në fushën e turizmit.

Fondi i inovacionit

Komisioni ka dhënë OK që përfitues të ndihmës shtetërore të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të regjistruara pranë QKB, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në të gjithë sektorët e ekonomisë, të cilat përdorin teknologji innovative. Ndihma do të jepet në formën e grantit nga buxheti i shtetit me vlerë të përgjithshme prej 45 milionë lekësh, për një kohëzgjatje zbatimi prej tre vitesh, për periudhën 2018–2020. Vlera e fondit për secilin vit do të jetë 15 milionë lekë.

Ndihma do të mbulojë 50% të kostove të pranueshme dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues dhe financim deri në 400 mijë lekë.

Kosto që mbulohet do të konsiderohet auditimi i kapacitetit inovativ dhe teknologjik, që synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante vlerësimin për nivelin ekzistues të teknologjisë dhe mundësitë për rinovimin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi; ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante të identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin; pjesëmarrjen në panaire inovacioni, teknologjie dhe promovimi, në lidhje me inovacione të ndërmarrjes; blerje pajisjesh teknologjike, që ndikojnë në rritjen e kapaciteteve inovative dhe teknologjike të ndërmarrjes. Po kështu, edhe licensa ose patenta.

Ndërmarrjet sociale

Përfitues të ndihmës janë ndërmarrjet sociale të regjistruara në administratën tatimore, pasi janë pajisur më parë me vendimin e gjykatës dhe njohjen e statusit si ndërmarrje sociale, me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet sociale, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ndihma do të jepet në formën e subvencionit nga buxheti i shtetit, me vlerë të përgjithshme prej 249.760.000 lekësh dhe skema do të ketë një kohëzgjatje zbatimi prej tri vitesh, për periudhën 2019–2021. Ndihma do të mbulojë 70% të kostove të pranueshme dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, por jo më shumë se 1.500.000 lekë, në rast se subjekti është në gjendje të financojë pjesën e mbetur të investimit.

Kosto të pranueshme janë investimet në makineri dhe pajisje për realizimin e prodhimit/shërbimit; kualifikim dhe trajnim për rritjen e aftësive profesionale të punonjësve të rinj nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara; mbulimin deri në 50% të pagës minimale për punonjësit e rinj nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara për një periudhë 6-mujore.

Sipërmarrjet e reja

Përfitues të ndihmës janë ndërmarrjet e reja të vogla dhe të mesme që ushtrojnë veprimtari në sektorët prodhues e të shërbimit; sektorin e industrisë së lehtë; sektorin e turizmit; fushën e kërkimit dhe të zhvillimit; procesin e agropërpunimit; fushën e disenjimit, të modelimit dhe të artizanatit. Ndihma do të jepet në formën e grantit nga buxheti i shtetit, me vlerë të përgjithshme prej 30 tridhjetë milionë lekësh, për një kohëzgjatje zbatimi prej tri vitesh, për periudhën 2018–2020. Vlera e fondit për secilin vit do të jetë 10 milionë lekë.

Ndihma do të mbulojë 70% të kostove të pranueshme dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues dhe financim deri në 500 mijë lekë. Skema lejon si kosto të pranueshme investime në pajisje dhe teknologji për nxitjen e prodhimit/të shërbimit; marketing të produktit dhe promovim (me përjashtim të reklamave elektronike e televizive); kualifikim dhe trajnim për rritjen e aftësive sipërmarrëse, të dëshmuar me certifikatat përkatëse; krijim faqeje interneti dhe publikim materialesh promovuese; pjesëmarrje në panaire ose ekspozita, brenda apo jashtë shtetit, si vizitor ose ekspozues.

Sektori i turizmit

Komisioni ka dhënë OK edhe për ndihmën shtetërore për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, në formën e reduktimit të shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20% në 6%; si dhe për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “hotel/resort me pesë yje, status special”, në formën e reduktimit të shkallës së reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20% në 6%, përjashtimit nga tatimi mbi fitimin (për një kohëzgjatje prej 10 vitesh), si dhe përjashtimi nga taksa e ndërtesës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë