Zbardhet lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2016-t hyn në fuqi në datën 1 qershor. Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2016 përmban 1118 barna. Gjithashtu kjo listë përmban 308 principe aktive nga 280 që përmbante lista e vitit të shkuar. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, Diabetit, sëmundjeve të gjakut etj.

Përveç shtimit të numrit të barnave, çmimet e miratuara janë me një ulje prej rreth 6.9 për qind në krahasim me çmimet e aplikuara në vitin 2015. Ndërkohë krahas uljes së çmimit të barnave është rritur edhe buxheti i akorduar për shpenzimet e rimbursimit në raport me vitin 2015. Për këtë vit buxheti për rimbursimin e barnave është 9 miliardë lekë.