Ja ku ia vlen të jetohet/19 vendet
me nivelin më të lartë të jetesës

Ja ku ia vlen të jetohet/19 vendet<br />me nivelin më të lartë të jetesës
Nuk janë SHBA-ja, Gjermania dhe as Britania e Madhe, vendet me nivelin më të lartë të jetesës në botë. Nëse keni bërë plane për të emigruar në këto vende, mendohuni edhe njëherë. Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës.
 
Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja, Gjermania apo dhe Britania e Madhe.
 
Sipas organizatës, GDP-ja për frymë nuk është e vetmja që mat standardin e lartë të jetesës. Pavarësisht kësaj, 19 vendet e renditura janë shtete me një ekonomi mjaft të zhvilluar.
 
Për të realizuar studimin, organizata është bazuar në tre elementë: Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura; Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia; Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.
 
Në bazë të këtyre tre elementëve “Social Progress Imperative” ka realizuar studimin.

Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë. 
 
19 vendet me nivelin më të lartë të jetesës:
 

1. Finlandë (90.09)
 
2. Kanada (89.49)
 
3. Danimarkë (89.39)
 
4. Australi (89.13)
 
5. Zvicër (88.87)
 
6. Suedi (88.80)
 
7. Norvegji (88.70)
 
8. Holandë (88.65)
 
9. Britani e Madhe (88.58)
 
10. Islandë (88.45)
 
11. Zelandë e Re (88.45)
 
12. Irlandë (87.94)
 
13. Austri (86.60)
 
14. Japoni (86.54)
 
15. Gjermani (86.42)
 
16. Belgjikë (86.19)
 
17. Spanjë (85.88)
 
18. Francë (84.79 )
 
19. SHBA (84.62 )

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima