Rriten pagat e punonjësve të Bashkive. Qeveria ka miratuar strukturën e re të pagave të cilat variojnë nga 22 deri në 174 mijë lekë të reja në muaj. Punonjësit administrative nuk do të kenë paga fiske, porn ë bazë të numrit të banorëve që ka bashkia, ose njësia administrative. Për këtë qëllim qeveria ka miratuar paga duke përcaktuar kufijtë minimal dhe ato maksimal.
Paga më e lartë do të jetë ajo e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prej 174 mijë lekë, ndërsa pagat e tjera vijnë duke u ulur, në bazë të numrit të banorëve. Një drejtor drejtorie në Bashki, përfiton nga 58-98 mijë lekë në muaj. Një specialist përfiton nga 22-55 mijë lekë në muaj.
Një inspektor i policisë bashkiake në Tiranë do të përfitojë minimum 61 mijë lekë pagë mujore. Një përgjegjës sketori do të marrë pagë nga 22 -75 mijë lekë. Ndërkohë kryteratë e fshatrave, kryepleqtë do të marrin një shpërblim mujor prej 10% të pagës së administratorit të njësisë. Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jenë nga 22 000–36 500 lekë në muaj.
Për diplomat “Bachelor” ose “Master” punonjësit marrin shtesë mbi pagë. Punonjësit administrativë, përveç pagës bazë, përfitojnë shtesën për vjetërsi në punë. Kjo shtesë aplikohet në masën 1 për qind mbi pagën bazë të kufirit minimal, të përcaktuar për çdo klasë. Për llogaritjen e kësaj shtese merret për bazë vjetërsia e përgjithshme në punë, por jo më shumë se 25 vjet. Paga e reja përfitohen nga data 1 shkurt 2016.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56