KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, Ja parashikimet për 4 ndeshjet e sotme! Për publikun Argjentina s’gabon, Karriqi parashikim surprizë për Francën

Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv dedikuar Kupës së Botës janë bërë parashikimet për katër sfidat që luhen këtë të shtunë. Edhe në ditën e 7-të të Botërorit të Katarit katër janë ndeshjet që nisin në orën 11:00 por spikasin sfida Francë-Danimarkë e mbi të gjitha Argjentinë-Meksikë.

Profesor doktor Albert Karriqi i ftuar në “ E vëmë me bast” parashikim që Argjentina e fiton sfidën ndaj Meksikës dhe rikthehet në lojë ashtu siç parashikon edhe fitoren e Polonisë ndaj Arabisë Saudite. Por Karriqi nuk sheh fitues në dy sfidat e grupit D ku i parashikon barazim Tunizi-Australi e Francë Danimarkë. Moderatori I emisionit Andi Kapxhiu parashikon fitoret e Polonisë, Francës e Argjentinës ndërsa në Tunizi-Australi nuk sheh fitues.

Të shumta ishin edhe parashikimet nga publiku nëpërmjet telefonatave në studio. Pjesa më e madhe e publikut i “jep” fitoren Argjentinës e Francës sot dhe shohin me shanse të mira për të fituar edhe Tunizia e Polonia.

Parashikimet për 4 ndeshjet në ‘E vëmë me bast’

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës