Report Tv ka siguruar foton e 44 vjeçarit Kastriot Reci i cili nga policia është shpallur në kërkim prej të enjtes dhe ndaj tij është vendosur ndalimi i daljes jashtë vendit.
Reçi është personi që shihni në këtë foto dhe me ndalimin e tij policia pritet të marrë të dhëna për të sqaruar mënyrën e dhënies me qira të magazinës dhe tek cilët persona.
Edhe pse magazina sipas familjarëve të Reçit dhe pretendimeve të tij është dhënë me qira, hetimet për këtë rast po ndiqen nga krimet e rënda.
Burime nga grupi hetimorë sqaruan për Report Tv se kanë nisur dhe verifikimin e pasurive të 22 personave të ndaluar gjatë operacionit “befasia”.
Hetimet për këtë rast po drejtohen nga prokurori Përparim Kulluri ndërsa të shtunën dhe të dielën 22 të ndaluarit do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tyre.
(në foto Kastriot Reçi)
(d.b/Shqiptarja.com)