Ja pse debatuan Rama-Ademi për
bizneset në oborrin e stadiumit

Shqetësimi i delegatit të UEFA për mungesën e hapësirave në oborrin e stadiumit 'Loro Boriçi' në Shkodër është bërë “molla e sherrit” mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dje gjatë vizitës. 
 
Para nisjes së ndeshjes miqësore të Shqipërisë dje me Marokun delegati i UEFA-s ka ngritur si shqetësim para kryeministrit mungesën e hapësirave për parkimin e autobuësve të tifozëve dhe mjeteve të tjera para stadiumit.
 
Kritika e kryeministrit për shembjen e tyre ka irrituar kryebashkiaken e Shkodrës, e cila ka deklaruar se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.
 
Objektet që ndodhen në oborrin e stadiumit “Loro Boriçi” janë kryesisht biznese, magazina, por edhe banesa.
 
Por deklarata e kryeministrit për shembjen e bizneseve rreth stadiumit ka shqetësuar banorët. Pronarët e bizneseve shprehen se objektet e tyre nuk janë pranuar që të legalizohen, ndërsa pronarët e banesave të legalizuara shprehen se çmimi i shpronësimit të akorduar nga qeveria është qesharak.
 
"Sot me dale në rrugë nuk është e arsyeshme, nuk është tokë e zënë dhe që i ka dalë pronari dhe të ikim. Ne kemi shtëpi qindra milionëshe dhe biznese dhe me atë çmim të shpronësimit nuk mund të blejmë asgjë" shprehet njëri nga banorët, Halim Lekaj.
 
Njëri nga biznesmenët, Petrit Pysqyli deklaron se jemi biznese të rregullta që kemi paguar taksat në bashki, ndërsa nuk janë pranuar aplikimet për legalizime të bizneseve.
 
"Jam biznes i rregullt që në 1996 dhe gradualisht ka ardhur në rritje biznese. Kemi paguar taksat dhe detyrimet dhe jemi të rregullat. Vlera e kompensimit të tokës 80 mijë lekë të vjetra është qesharake, ndërsa për vlerën e investimit nuk bëhet fjalë. Kemi aplikuar për legalizim, por nuk kanë pranuar. Duan të shkatërrojnë biznesin qe e kemi ndërtuar me gjak të zemrës"thotë ai.
 
Ndërsa biznesmeni Ridvan Kraja thekson se UEFA ka ardhur dhe ka qenë dakord me hapësirën rreth stadiumit. "Nuk kemi ardhur sot, por kemi lindur këtu. Për me u prishur duhet me u matur mirë. Kryeministri nuk kam se cfarë me i thanë. Edhe UEFA dhe e kanë parë dhe e kanë miratuar. Kryeministri është i gjatë dhe do me pa hapësirë' përfundoi ai.
 
Prej disa muajsh prishja e ndërtimeve përreth stadiumit ka qenë objekt debati në mes bashkisë dhe qeverisë, ndërsa eshte shoqëruar edhe me protesta të banorëve.

plane stadiumi
plane stadiumi
plane stadiumi
plane stadiumi
plane stadiumi
plane stadiumi
(Bizneset në oborrin e stadiumit)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen