Ja si ABC News falsifikoi për
PD letrën e komisarit të vrarë  

Ja si ABC News falsifikoi për<br />PD letrën e komisarit të vrarë  
TIRANE - Në tentativën ekstreme për të përfituar një avantazh politik nga ngjarja skandaloze e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, Partia Demokratike arrin deri aty sa të falsifikojë dokumentin e Policisë së Shtetit, duke përdhosur dhe memorien e Dritan Lamajt, kreun e komisariatit 6 të Tiranës të vrarë ne 2013-ën dhe për vrasjen e të cilit është në burg Arben Frroku, vëllai i Mark Frrokut, deputetit kristian-demokrat i arrestuar tri ditë më parë.
 
Siç mund të lexoni në këtë dokument më datë 23 mars 2012 Dritan Lamaj dërgoi një letër zyrtare me numër protokolli 1646 drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe pranë zyrave qendrore kombëtare Interpol në Tiranë, duke kërkuar informacione mbi Arben e Mark Frrokun: Lamaj donte të dinte nëse ishte e vërtetë që dy vëllezërit Frroku që kishin jetuar në Belgjikë ishin të kërkuar nga autoritetet e Brukselit për vrasjen e një qytetari shqiptar.
 
Informacioni ishte i saktë dhe pikërisht në këto orë ka ardhur konfirmimi zyrtar se Mark Frroku në vitin 2010 është dënuar në shkallën e parë me 10 vjet burg në Belgjikë për vrasje dhe që muajin tetor të ardhshëm do të shkojë në Apel. Sot A1Report zbuloi se autoritetet belge kanë kërkuar edhe ekstradimin e tij.
 
Por më 30 mars 2012 Interpoli i Tiranës, i drejtuar nga një zyrtar policie zgjedhur nga Sali Berisha, u përgjigj me këtë shkresë zyrtare me protokoll 1821/1 që informacioni nuk ishte i vërtetë, dhe kështu  la në heshtje akuzat e komisar Lamajt, i cili më pak se një vit më vonë u vra.
 
Por sot, në mënyrë të papritur televizioni ABC NEWS drejtuar nga Armand Shkullaku, media e shpallur hapur pranë Partisë Demokratike, arrin të falsifikojë dokumentet:
 
dokumenti i abc

Ja e njëjta letër e firmosur nga Dritan Lamaj me 23 mars 2012 me protokoll numër 1646 (dhe te publikuar ne version korrekt çuditërisht vetëm nga gazeta Shqiptarja.com) , e korrigjuar nga televizioni në shërbim te PD dhe i paraqitur si një dokument i çuar me 23 mars 2014. Një mashtrim gazetaresk që nuk ka precedentë në historinë e gazetarisë shqiptare, vetëm për të treguar se qeveria Rama ishte në dijeni që në vitin 2014 të precedentëve penalë të Mark Frrokut.
 
faksimile

faksimile


Dokumenti i falsifikuar dhe i servirur si një scoop është botuar edhe në disa gazeta afër PD, ne website të Armand Shkullakut dhe në faqen Facebook të Sali Berishës që e ka detyruar Arben Ristanin të dalë edhe në një deklaratë publike. 
 
 

Edi Rama me fshehjen e kerkeses se Interpolit per vrasesin ka sot pa maske fytyren e Frrokut te tij!!Te dashur miq, ne...

Posted by Sali Berisha on Saturday, 28 March 2015

 
Në të vërtetë ishte policia e Sali Berishës e cila ishte informuar që në vitin 2012 për procesin që po zhvillohej në Belgjikë, por pavarësisht kësaj, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit hanin dhe festonin në një tavolinë me Arben Frrokun, siç e dëshmon kjo fotografi.
 
grupi ciftelia

Në tavolinë shihen Agron Kulici, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Nikolin Bala, pra drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha. Policia zgjodhi të qëndronte në krahun e personit të dyshuar si kriminel, duke braktisur në fatin e tij komisar Dritan  Lamajn i vrarë në 23 shkurt të vitit 2013, për vrasjen e të cilit ndodhet në burg pikërisht Arben Frroku, kaq shumë mik i ministrisë së brendshme të asaj kohe të drejtuar nga Flamur Noka.
 
Jo vetëm që dokumentet e firmosura nga Dritan Lamaj nuk u morën parasysh nga qeveria e asaj kohe, por sot arrijnë deri të falsifikohen për të ndjekur strategjitë e Partisë Demokratike dhe mediave të saj.

abc

abc

Në dokumentet e falsifikuara duket qartësisht se si është fshirë nga dokumenti emri i komisarit të vrarë Dritan Lamaj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë