Ushtrimet e duhura për të filluar palestrën për herë të parë kanë një sërë specifikash që duhet të kihen parasysh në mënyrë që të mos dëmtohen muskujt. Për të patur rezultate të mira këto grup ushtrimesh për fillestarët duhet të ndiqen gjithmonë nga intruktorët e palestrave.

Anila Kambo, instruktore në një prej palestrave më të frekuentuara në Tiranë në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", tregon këshillat që duhet të kenë parasysh personat që frekuentojnë për herë të parë palestrën duke filluar që tek veshja dhe duke vazhduar më tej tek ushtrimet që ato duhet të bëjnë në mënyrë që të mos dëmtojnë muskujt.

Personat që vijnë për herë të parë në një palestër duhet që të jenë nën udhëzimet e instruktorit. Instruktorja, Anila Kambo thotë se “ushtrimet për fillestarët janë shumë të thjeshta dhe nuk duhet kurrsesi që të përdorin pesha të rënda apo ushtrime të rënda”.

Kështu, ushtrimet efikase për fillestarët duhet të jenë të udhëzuara nga instruktori pasi janë ata të cilët duhet të kenë kujdes për një fillestar në palestër që të mos dëmtojnë muskujt. Ushtrimet që ndiqen dhe udhëzohen nga instruktorët për një fillestar janë të lehta duke matur paramentrat e trupit të çdo individi dhe kërkesat e tyre se si duan ta kenë trupin e tyre.
palester fillestaret

Disa prej këshillave të instruktores për fillestarët në palestër janë:

 
Veshja dhe atletet e tyre

Veshja e personave që vijnë për palestër duhet të jenë sportive dhe materiali i veshjeve duhet të jetë pambuk. Atletet duhet të zgjidhen me kujdes në mënyrë që personat që bëjnë palestër për herë të parë të mund të mos dëmtojnë atrikulacionet gjatë ushtrimeve. 

Grup ushtrimet e duhura për fillestarët

Janë ushtrime të lehta dhe gjithmonë ndiqen ato ushtrime në bazë të trupit të personave që vijnë për herë të pare në palestër. Ushtrimet ndryshojnë sepse varet nga kërkesat e klientëve. Disa fillestar vijnë që të dobësohen, disa të tjerë vijnë të rregullojnë një pjesë të trupit dhe disa të tjerë për ta mirëmbajtur dhe për të evidentuar format e tyre.

Ushtrimi i parë për fillestarët është vrapi në një pistë apo në sikron që janë mjete të palestrës të cilat ngohin dhe çlirojnë muskujt për të vazhduar me ushtrimet e tjera. Më pas një fillestar në palestër mund të punojë pjesët e krahut duke mbajtur gira të cilat duhet të kenë një peshë të lehtë në ditët e para në mënyrë që muskujt të mos kontraktohen. Punohen pjesët triceps, biceps, shpatullat dhe pjesa e gjoksit.

Ushtrimet e tjera të para që instruktorja Anila këshillon janë dhe muskujt e barkut, të cilat për fillestarët duhet të ushtrohen jo më tepër se dhjetë herë nga tre seri ushtrimesh. Për ushtrimet me pjesën e fundshpinës dhe muskujt e këmbëve isntruktorja këshillon për gjithë ata që nuk kanë bërë ndonjëherë palestër të përdoret një llastik në mënyrë që duke e hapur llastikën me këmbë ato të mund të tonifikohen.
 
Gjëndja emocionale

Disa persona drejtohen tek palestrat për të shkarkuar stresin dhe ndërkohë bëjnë dhe aktivitet fizik. Pasi bëjnë gjithë proçesin gjimnastik ju do të ndiheni të relaksuar dhe kjo është si një pjesë e çlirimit të lodhjes.
 
Të gjithë duhet të merren me aktivitet fizik

Shumë njerëz mendojnë se kanë një trup të dobët apo një të trup të formuar dhe thonë që nuk kanë nevojë për palestër, megjithëse atyre u këshillohet të bëjnë aktivitet fizik. Njerëzit që kanë një trup elegant duhet të bëjnë stërvitje për t`u tonifikuar dhe për të pasur një masë muskulare shumë të zhvilluar.

Ushtrimet shërbejnë për të gjithë pasi rrisin rezistencën në trup dhe personat që kryejnë aktivitet fizik ndihen të fuqishëm. Secili punon pjesën që ai dëshiron dhe përfton kështu atë trup që do të donte gjithmonë të kishte.
 
Trupat e shëndetshëm

Personat që janë mbipeshën normale dhe dëshirojnë që të bien nga pesha kanë ushtrime të tjera specifike.

Kjo masë trupore kur vjen për herë të parë në një palestër duhet të bëjë në fillim vetëm pjesën e ushtrimeve kardio ose ndryshe ushtrimet në pistën e vrapit dhe në biçikletë në mënyrë që të humbasin yndyrnat e tepërta që ka trupi i tyre. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)