Ja si e komentojnë humbjen Rama,
De Biasi, Cana, Xhaka, Santos e Nani

Ja si e komentojnë humbjen Rama,<br />De Biasi, Cana, Xhaka, Santos e Nani
Ashtu sikur edhe ndeshjen e parë ndaj Danimarkës, kryeministri Rama e ktheu fushën pas Kryeministrisë në stadium për të ndjekur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Portugalisë.
 
Pas përfundimit të pjesës së parë Rama përmes një statusi shkruante “Nëse çlirohemi nga emocionet dhe luajmë si zakonisht ne herët e fundit kemi çdo mundësi të marrim piken qe na duhet..”.
 
Por kuqezinjtë në pjesën e dytë pësuan në fund. Megjithatë Rama shprehu mirënjohjen për paraqitjen në fund “Kuqezinjtë meritojnë mirënjohjen tonë që tashmë ndeshemi si të barabartë me superskuadra si kjo e sotmja” shkruan ai.
 
Gianni De Biasi
De Biasi u bë trajneri me më shumë paraqitje në kombëtare, 33 duke parakaluar Brigelin. “Gabuam në fund, por duhet që të mësojmë edhe nga humbjet. Zhvilluam një lojë të mirë dhe mund të kishim marrë një pikë nga kjo ndeshje. Megjithatë duhet që të shikojmë përpara”tha ai.
 
 
Lorik Cana
“Nuk mund t’i kritikosh djemtë, pasi ata dhanë maksimumin. Nga dëshira e madhe bëmë disa gabime. Ne u munduam të mbajmë ekuilibrin, por ishte e vështirë. Kjo humbje duhet të na shërbejë si shembull për të ardhmen, pasi kemi një skuadër të re”tha kapiteni.
 
 
Granit Xhaka
“Nuk jam i kënaqur sepse në pjesën e dytë treguam se dimë të luajmë futboll. Ky është futbolli do të shikojmë para. Kundër Serbisë do ta japim maksimum. Ronaldo për mua është lojtari më i miri në botë, por Ronaldo e kishte të vështirë”deklaroi mesfushori.
 
 
Santos
Trajneri i Portugalisë u shpreh i kënaqur për fitoren pas ndeshjes me Shqipërinë për nga mënyra sesi rrodhi loja. “Zhvilluam një ndeshje të mirë duke krijuar shuam raste për shënim, mendoj se e merituam fitoren. Shqipëria është një ekip i fortë. Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, ne bëmë një hap të madh, por asgjë nuk është vendosur. Do të provojmë të fitojmë edhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e ardhshme, por e vërteta është se ne na duhet një pikë për t’u kualifikuar”.
 
Nani
Edhe mesfushori i Portugalisë, Nani e vlerëson maksimalisht Shqipërinë. “E dinim që do të na priste një ndeshje e fortë.  Por ishim përgatitur për gjithçka, besuam deri në fund dhe morëm atë që merituam. Shqipëria na vendosi në vështirësi”.
 
 
Injorimi
Lorik Cana dhe Cristiano Ronaldo nuk janë përshëndetur me njëri -tjetrin pasi që u përshëndetën me gjyqtarët në fillim të ndeshjes në Elbasan. Dy kapitenët u shmangën duke injoruar njëri tjetrin. Ronaldo u vërshëllye edhe gjatë ndeshjes në Elbasan nga tifozët.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim