Zgjedhjet e pjesshme të Himarës nuk kanë mbetur jashtë vëmëndjes edhe të mediave të huaja e kryesisht atyre greke.
Ashtu sikurse edhe gjatë fushatës, sot ato kanë publikuar edhe përfundimin e numërimit dhe rezultatin e firores së kandidatit socialist Vangjel Tavo.
“Protothema” e cilëson zhvillimin politik elektoral si “fitore të kandidatit të Ramës”, teksa shfaqet e ashpër në trajtimin e ngjarjes, edhe për shkak të humbjes së kandidatit të mbështetur nga Omonia dhe PBDNJ, që përfaqësojnë minoritetin grek, biznesmenit Petro Gjikuria.
Po kjo media i referohet kandidatëve me emra në greqisht: “Vangelis Tavos mblodhi 59% të votave - 41% për Petros Gikouria që mbështetej nga minoriteti grek - Tavos falënderoi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren”, shkruan gazeta në fjalë.
Teksa më tej nënvizon: “I zgjedhuri i Edi Ramës është fituesi i zgjedhjeve në Himarë për emërimin e pasuesit të Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur dhe tashmë eurodeputeti që mbetet në burg”.
Tavo fitoi me 59% të votave (4858 vota), ndërsa Gjikuria ka marrë 41% (3400 vota). Edhe SKAI ka raportuar rreth zgjedhjeve të Himarës, duke iu referuar përfaqësuesve të Omonias, që hodhë n akuza ndaj qeverisë. Kurse "Zougla" përshkruan përfundimin e rezultateve në Himarë, shifrat e kandidatëve, të shoqëruara me një foto të kryebashkiakut të ri Tavo. Më tej nënvizohet se fituesi Vangjel Tavo ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në publikisht për mbështetjen e dhënë.
A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
24.9%
-
Të gabuar
70.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1752
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë
12 Shtator, 08:37
-
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
11 Shtator, 10:16
-
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
9 Shtator, 17:22
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
KAS njohu Vangjel Tavon kryetar, ‘Bashkë Fitojmë’ çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë! Kërkojnë ndryshimin e vendimit
30 Gusht, 14:05
-
Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën
26 Gusht, 20:05
-
KAS rrëzon dyshen Meta-Berisha: S’ka shkelje në Himarë! ‘BF’ kërkoi zgjedhje të pavlefshme, KQZ: Vangjel Tavo fitues
26 Gusht, 12:08
-
Dëmet kolaterale të perëndimit të Vangjelit
24 Gusht, 20:45
-
Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar
22 Gusht, 12:37
-
'Himara' në KAS, Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit: Hapni kutitë e materialeve zgjedhore, ka prova për shkelje
21 Gusht, 12:33
-
Skënder Minxhozi: Berisha në shtëpi, Gjikuria në Amerikë, opozita në Himarë (për plazh)!
20 Gusht, 07:15
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, KQZ shqyrton më 21 gusht ankimimin e opozitës
18 Gusht, 11:46